Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:BDI natën të vret kurse ditën të qan

PDSH:BDI natën të vret kurse ditën të qan

tetor-. Epiteti që ato vet ia atribuuan vetes si parti e luftës, cdo ditë e më shumë po merr formën e partisë që i vret, burgos dhe eliminon në mënyrë tinëzare luftëtarët e konfliktit të vitit 2001 dhe pastaj nuk ngurrojnë të nesërmen ti varrosin e më pas t’u cojnë lule mbi varr. BDI natën i vret shqiptaret ndërsa ditën i qan”, thuhet reagimin e PDSH-së.

Ka reaguar edhe Partia Demokratike Shqiptare pas lajmrit se në burgun e Shtipit ka ndërruar jetë ish pjestari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ibrahim Sulejmani.“Fillimisht shprehim ngushëllime familjes me rastin e humbjes së të afërmit të tyre, tanimë të ndjerin Ibrahim Sulejmani. Ibrahim Sulejmani ishte shembull tipik i keqpërdorimit të gjithçkaje mes të cilave edhe të gjakut të rinisë shqiptare nga ana e nomenklaturës së instaluar në pushtet që nga viti 2002 e deri më sot, respektivisht BDI-së. Epiteti që ato vet ia atribuuan vetes si parti e luftës, cdo ditë e më shumë po merr formën e partisë që i vret, burgos dhe eliminon në mënyrë tinëzare luftëtarët e konfliktit të vitit 2001 dhe pastaj nuk ngurrojnë të nesërmen ti varrosin e më pas t’u cojnë lule mbi varr. BDI natën i vret shqiptaret ndërsa ditën i qan”, thuhet reagimin e PDSH-së. Më tej në reagim thuhet se burgosja e tij ishte shembulli më i mirë për të përshkruar gjendjen e Gjyqësisë në Republikën e Maqedonisë. “Ibrahim Sulejmani ishte i burgosuri i parë i akuzuar për krime lufte në Republikën e Maqedonisë, i dënuar me 15 vite heqje lirie edhe pse ne fuqi ishte ligji për amnesti, por juridikisht nuk dihet se kush e dënoi. Një gjë dihet sigurt, në qeveri asokohe ishte BDI-ja. Vdiq në rrethana të panjohura sot kur përsëri në qeveri është BDI-ja, ndërsa burgu ku ai vdiq është nën jurisdikcionin e Ministrisë së drejtësisë, ministri kjo që udhëhiqet nga kuadër i BDI-së, Blerim Bexheti. Kur jemi tek ky i fundit po citojmë deklaratën e Blerim Bexheti te dhene me 18 gusht te vitit 2011 ku ne lidhje me rastin e Ibrahim Sulejmanit ministri Bexheti do të deklaronte: “Pa hyrë në detaje, mendoj se ky rast do jetë kontributi im i efektit nga interpretimi autentik i ligjit për amnesti…”Cilët ishin detajet zoti Ministër? Cili është kontributi yt? Tanimë që dihet përfundimi i rastit të Ibrahim Sulejmanit kontributi i yt dhe i partisë tënde paska qenë dënimi me vdekje i tij, ndërsa për detajet duhet të përgjigjeni përpara popullit”, qëndron në reagimin e partisë demokratike Shqiptare. Sipas PDSH-së, detaj tjetër në ketë atentat ndaj Ibrahim Sulejmanit është edhe avokati i tij mbrojtës Shpend Devaja, respektivisht bashkëshorti i zëvendëskryeministres për Eurointegrime Teuta Arifi, të cilin nuk e shohim të prononcohet nëpër mediume në lidhje me klientin e tij. “Ka urdhër nga zëvendësja e Nikiolla Gruievskit që nuk po prononcohet, apo po përgatit detajet për Blerim Bexhetin dhe BDI-në” qëndron në fund të reagimit të PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *