Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Vazhdon rezillëku i Liderit të BDI-së Ali Ahmeti

PDSH:Vazhdon rezillëku i Liderit të BDI-së Ali Ahmeti

Ali Ahmeti në Telegram ngushëllimin e tij për të ndjerin Ambasadorin Laurence G.Rosin (i cili ka qenë udhëheqës i misionit amerikan në Kosovë në vitet 1999-2000, mik i madh i shqiptarëve) shkruan që paskan punuar bashkë!!! Rezillëku i liderit të BDI-së qëndron në faktin që në kohë kur Ambasadori Rosin ka shërbyer në Kosovë, Ali Ahmeti ka qenë në Zvicër dhe ai kthehet në Maqedoni pas vitit 2001 në kohën kur Ambasadori Laurence i kishte kaluar mandati në Kosovë dhe ishte në shërbim në një shtet tjetër.

Vazhdon rezillëku i Liderit të BDI-së Ali Ahmeti. Për dy ditë ai u turpërua rëndë me figura botërore politike. Dje me Kryeministrin e Republikës së Turqisë z.Rexhep Tajjip Erdogan kur i uroi mandatin e dytë në Kongresin e 4-të!!! Sot u turpërua me Telegram ngushëllimin kontradiktor që i dërgoi Sekretares Shtetërore të SHBA-së ekselencës së saj, znj.Hillari Klinton.
Ali Ahmeti në Telegram ngushëllimin e tij për të ndjerin Ambasadorin Laurence G.Rosin (i cili ka qenë udhëheqës i misionit amerikan në Kosovë në vitet 1999-2000, mik i madh i shqiptarëve) shkruan që paskan punuar bashkë!!! Rezillëku i liderit të BDI-së qëndron në faktin që në kohë kur Ambasadori Rosin ka shërbyer në Kosovë, Ali Ahmeti ka qenë në Zvicër dhe ai kthehet në Maqedoni pas vitit 2001 në kohën kur Ambasadori Laurence i kishte kaluar mandati në Kosovë dhe ishte në shërbim në një shtet tjetër.
Rezillëku vazhdon më tutje, Ali Ahmeti bashkërisht me të ndjerin paskan punuar në ndërtimin e paqes, stabilitetit dhe demokracisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne e kemi të qartë, por s’kemi se si ia sqarojmë opinionit gjasat teorike që Ahmeti ashtu siç pretendon të ketë ndërtuar institucione, stabilitet dhe vlera demokratike në gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor si në: Mal të zi, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, madje edhe në Serbi!!!
Me pretendime të tilla Ali Ahmeti drejtpërdrejt sfidon logjikën njerëzore, por edhe mundësitë teorike, ndërsa tërthorazi të gjithë zyrtarëve të lartë të institucioneve ndërkombëtare që me decenie promovojnë vlera demokratike ju merr kompetencat.

Shërbimi për Informim – PDSH

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *