Home / Sport / Pellegrini: Ishte paraqitje e kompletuar

Pellegrini: Ishte paraqitje e kompletuar

Manuel Pellegrini ka shprehur ngazëllimin e tij pas fitores 3-0 të Malagas ndaj Anderlechtit, duke e quajtur paraqitjen e skuadrës së tij “të kompletuar”.

“Jam shumë i lumtur. Ne kemi bërë një ndeshje shumë të kompletuar edhe në aspektin ofensiv edhe defensiv kundër një ekipi që barazoi me Milanin, dhe në këtë fushë është shumë vështirë”.

“Ne bëmë lëvizje të mira, por kjo është më pak e rëndësishme se sa qasja për të dalë dhe për të kërkuar fitore në çdo ndeshje, pavarësisht me kënd luajmë”.

“Para se të fillojmë në Ligën e Kampionëve e dija se duhej të dalim dhe të fitojmë ndeshjet. Ekipi u përgjigj shumë mirë dhe ne kishim shanse të pastra për të shënuar më shumë gola sot”, ka thënë Pellegrini.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *