Home / Lajme / Maqedoni / Për nëntë muaj 10 të vdekur në aksidente

Për nëntë muaj 10 të vdekur në aksidente

13 tetor-Në këtë nëntë mujor, në rrugët e Tetovës jetën e kanë humbur 10 persona karshi 7 viktimave gjatë vitit të kaluar. “Numri i personave që janë lënduar rëndë gjatë këtij viti është 44, ndërsa 289 kanë marrë lëndime më të lehta. 423 aksidente kanë përfunduar vetëm me dëme materiale kurse vlera e përgjithshme e dëmeve materiale në aksidentet në Tetovë është 24 milion denarë”, qëndron në një raport të publikuar të Policisë së Tetovës.

Tetovë,-Rrugët e Tetovës vazhdojnë të jenë fatale për drejtuesit e makinave. Nëse gjatë viteve të kaluara nga viti në vit kishim rritje të aksidenteve rrugore tashmë shifrat tregojnë rënie të aksidenteve, por kjo nuk është tregues i mirë se pjesëmarrja në komunikacioni bëhet më e sigurtë. Shifrat e nëntë mujorit të parë të këtij viti tregojnë se ka tre viktima më shumë në krahasim me nëntë mujorin e vitit 2011.

Gjatë nëntë muajve të kaluar të këtij viti në rajonin e Tetovës dhe më gjërë, sipas policisë janë rregjistruar 620 aksidente trafiku ose 147 më pak në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Por fatkeqësisht edhe krahas kësaj statistike pozitive shqetësues është fakti se në këtë periudhë është rritur numri i viktimave në aksidente. Në këtë nëntë mujor, në rrugët e Tetovës jetën e kanë humbur 10 persona karshi 7 viktimave gjatë vitit të kaluar.

“Numri i personave që janë lënduar rëndë gjatë këtij viti është 44, ndërsa 289 kanë marrë lëndime më të lehta. 423 aksidente kanë përfunduar vetëm me dëme materiale kurse vlera e përgjithshme e dëmeve materiale në aksidentet në Tetovë është 24 milion denarë”, qëndron në një raport të publikuar të Policisë së Tetovës.

Krahas rrugëve të qytetit sidomos në rajonin qendror, në listën e zezë të rrugëve me më shumë aksidente ende primatin e mbajnë rrugët rregjionale Tetovë-Jazhincë dhe Tetovë-Pirok.

“Dita e mërkurë dhe e premtja janë ditët më kritike kur kanë ndodhur shumica e aksidenteve, kurse numri më i madh i këtyre aksidenteve janë rregjistruar prej orës 12.00 deri ora 14.00 dhe prej orës 14.00 deri ora 16.00. Shkaktarë të këtyre aksidenteve gjatë këtij viti janë, tejkalimi i parregullt (139), mospërshtatja e shpejtësisë sipas kushteve në rrugë (116), mosdhënia e përparësisë së kalimit (46) “, njofton Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Nga stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor në Tetovë bëjnë të ditur se gjatë nëntë muajve të kaluar janë kontrolluar 5877 vetura, janë larguar 154 vetura nga komunikacioni, ndërsa vërejtje kanë marrë 469 drejtues automjetesh, kurse janë përgatitur 1410 fletëpagesa, 1235 ftesa për pagesë të dënimit dhe 23 kërkesa për procedurë kundërvajtëse.Krahas shumë apeleve të policisë këto shifra janë tregues se komunikacioni në Tetovë është shumë i pasigurt pasi që është qyteti i dytë për nga numri i aksidenteve pas Shkupit.

Policia në Tetovë sqaron se gjatë nëntë muajve të kalua, ka ndërmarrë një sërë aktivitete preventive për zbulimin dhe eliminimin e mangësive në funksion të përmirësimit të sigurisë së përgjithshme në rrugë. Këto aktivitete do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme, me qëllim që të ngrihet vetëdija në komunikacion që të zvogëlohen aksidentet e trafikut në rrugët e Pollogut theksojnë nga policia. TV KOHA(Urim Hasipi)

Vërejtje:Çdo tekst i huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *