Home / Lajme / Maqedoni / Përgjegjësia e kompanive për mjedisin e jetesës çdo ditë rritet

Përgjegjësia e kompanive për mjedisin e jetesës çdo ditë rritet

9 tetor-Ai vlerësoi se vitet e fundit janë zhvilluar një numër i madh shembujsh të suksesshëm dhe praktika më të mira juridike në fushën e mjedisit të jetesës. Në Maqedonui, shtoi ai, ndërgjegjia e institucioneve shtetërore, çdo dit vjen duke u rritur, ndërsa tregues për këtë është ndarja e lejeve të integrurara A për disa kompani.

Përkrahja për inkuadrimin e praktikave dhe politikave të përgjegjësisë shoqërore në rrjedhat kryesore të veprimit të faktorëve të ndryshëm në Republikën e Maqedonisë është qëllimi i forumit “Mirë për biznesin, mirë për mjedisin e jetesës” që sot u mbajt në Shkup.

Forumin e organizojnë Ministria e Ekonomisë, Fondacioni zhvillimor për ndërmarrje i Maqedonisë, Lidhja e odave ekonomike e Maqedonisë dhe Shoqëria “Konekt” në bashkëpunim me Qendrën ekologjike të Maqedonisë, ndërsa e hapi ministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësiror, Abdilaqim Ademi.

Përgjegjësia shoqërore, nga aspekti i mjedisit të jetesës, sipas ministrit të dikasterit, në mënyrë indirekte del nga zbatimi dhe respektimi i ligjeve, procedurave ligjore dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara për mjedisin e jetesës.

“Ministra ka ndërmarrë një sërë masash dhe aktivitetesh që të nxitë firmat që të përshtaten në orintimin kundrejt “ekonomisë së gjelbër” e cila bazohet në uljen e emisioneve të gazrave të qelqtë, nxitja dhe përdorimi i teknologjive të pastra që janë më të favorshme për mjedisin e jetesës, promovimin e eko-shenjave vullnetare, si dhe përkrahja dhe sigurim të benificioneve për ndërmarrjet që kanë vendosur sistem për menaxhim me mjedisin e jetesës”, theksoi Ademi.

Ai vlerësoi se vitet e fundit janë zhvilluar një numër i madh shembujsh të suksesshëm dhe praktika më të mira juridike në fushën e mjedisit të jetesës. Në Maqedonui, shtoi ai, ndërgjegjia e institucioneve shtetërore, çdo dit vjen duke u rritur, ndërsa tregues për këtë është ndarja e lejeve të integrurara A për disa kompani.

Forumi “Mirë për biznesin, mirë për mjedisin e jetesës” është pjesë e projektit “Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *