Home / Lajme / Maqedoni / Përmes dy projekteve Qeveria investon rreth dy milionë euro për mbështetjen e fshatrave dhe zhvillimin rural

Përmes dy projekteve Qeveria investon rreth dy milionë euro për mbështetjen e fshatrave dhe zhvillimin rural

11 tetor-Katër nga projektet kanë përfunduar 90 për qind dhe pritet në periudhën e ardhshme të përfundojnë tërësisht. Për to Qeveria tërërisht do ta rimbursojë shumën e caktuar me përqindje në marrëveshje. 35 projektet e tjera janë në fazë të hershme apo të mesme të realizimit.

Përmes dy projekteve që do të thotë investime prej rreth dy milionë euro, Qeveria do të japë mbështetje për dhjetëra fshatra dhe për zhvillimin rural në interes së qytetarëve, ndërsa me këto investime mbështetet edhe ndërtimtaria dhe punësimet, deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.

Qeveria ka bërë ndryshime në Programin për zhvillim rural me ç’rast u përcaktuan 100 mlionë denarë të cilat ajo në vend që komunave do t’ua paguajë ekzekutuesve të 40 projekteve më të vogla që realizohen në 32 fshatra, deklaroi Gjorgjiev.

Komunave do t’u mbetet ta paguajnë vetëm pjesën e tyre të investimit në lartësi, prej jo më shunë se 30 për qind nga investimi, ndërsa diku edhe në përqindje më të vogël.

Katër nga projektet kanë përfunduar 90 për qind dhe pritet në periudhën e ardhshme të përfundojnë tërësisht. Për to Qeveria tërërisht do ta rimbursojë shumën e caktuar me përqindje në marrëveshje. 35 projektet e tjera janë në fazë të hershme apo të mesme të realizimit.

Agjencia për zhvillim dhe mbështetje të bujqësisë do të kryejë aneksim të marrëveshjeve me komunat dhe do ta marrë obligimin t’i paguajë ekzekutuesit në shumë prej të paktën 70 për qind të projekteve.

Siç sqaroi Gjorgjiev, për shkak të presionit nga kriza debitore evropiane dhe ndikimit të saj ndaj Maqedonisë, komunat e njoftuan Qeverinë se kanë presion dhe vështirësi t’i përmbushin marrëveshjet, t’i paguajnë mjetet, me çfarë projektet u sollën në rrezik. Për shkak të kësaj, Qeveria vendosi në ndryshimin e Porgramit për zhvillim rural.

Në periudhën tremujore siç vendosi Qeveria, theksoi Gjorgjiev, do të vizitohen rreth 250 fshatra nga ana e ekipeve profesionale nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave dhe nga Agjencia për mbështetje të zhvillimit dhe bujqësisë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *