Home / Lajme / Maqedoni / Përmirësohet rrjeti elektrik në Pollog

Përmirësohet rrjeti elektrik në Pollog

23 tetor-“Bisedohet për një lartëpërcues me kualitet të lartë sepse nuk mjafton vetëm të kesh prodhim të energjisë por e njëjta duhet në mënyrë kualitative të vij deri tek harxhuesit. Në periudhën që pason do kemi një intenzitet të shtuar të investimeve në MEPSO, pasiqë pa ato investime nuk mundë të kemi furnizim kualitativ me energji elektrike ndërsa rajoni i Pollogut është një ndër rajonet që ka më shumë konsumatorë të energjisë elektrike”, tha Peshevski.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Vlladimir Peshevski, ministri i Ekonomisë Valon Saraçini dhe drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s Dejan Boshkovski kanë marrë pjesë në aktivitetet përfundimtare të lartpërçuesit të rikonstruar prej 110 kilovat Vrutok-Pollog-Tetovë, në traswn e largpërçuesit në fshatin Radiovc drejt fshatit Bërvenicë.Ky projekt është filluar në vitin 2008, ndërsa në të përfshihen 33 shtylla të reja hekuri me një vlerë të përgjithshme rreth 3 milion euro. Me këtë rast MEPSO, ka lëshuar në përdorim 8 kilometrat e rikostruara në këtë lartpërçues. Pjesa e re e lartpërçuesit është tashmë është në funskion dhe e lidhur me përçuesin ekzistues në Trafostacionin Tetova 1. “MEPSO me këtë është e përgatitur që periudha dimërore kur pritet të ketë më shumë harxhim të energji elektrike të mos ketë probleme”, tha Dejan Boshkovski drejtor i MEPSO-së. Ndërsa Ministri i Ekonomisë Valon Saraqini, tha se me këto investime evitohen rreziqet për problem gjatë sezonit dimëror në përgjithësi për rajonin e Pollogut. “Mund të konstatojmë se kemi një progres të madh në përfundimin e punëve ku në tërë largësinë e lartëpërcuesit prej 33 kilometra janë përfunduar gjithsej 16 kilometra dhe kjo do të thotë furnizim kualitativ me energji elektrike për gjith banorët e Pollogut dhe besoj se ky dimër për ta do të jetë më i sigurt në aspektin e furnizimit me energji elektrike dhe në të ardhmen nuk do kemi problem me furnizimin e sigurtë dhe cilësorë të energjisë elektrike” deklaroi Ministri i Ekonomisë Valon Saraqini. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Vlladimir Peshevski tha se bëhet fjalë për një pjesë të investimit në regjionin e Pollogut dhe bisedohet për një pjesë të strategjisë për zhvillim energjetik në Maqedoni. “Bisedohet për një lartëpërcues me kualitet të lartë sepse nuk mjafton vetëm të kesh prodhim të energjisë por e njëjta duhet në mënyrë kualitative të vij deri tek harxhuesit. Në periudhën që pason do kemi një intenzitet të shtuar të investimeve në MEPSO, pasiqë pa ato investime nuk mundë të kemi furnizim kualitativ me energji elektrike ndërsa rajoni i Pollogut është një ndër rajonet që ka më shumë konsumatorë të energjisë elektrike”, tha Peshevski. Me aktivitetet përfundimtare vendosen në funksion largpërçues i ri prej 16 kilometrave i cili përmmes përçuesit ekzistues lidhet në stacionin transformator Tetova 1. Ndryshe, Pollogu është rregjioni me rritje më të shpejtë të shfrytëzimit të energjisë elektrike në Maqedoni, njëkohësisht është rajon që furnizohet me një rrjet më të vjetëruar të emitimit . “Pikërisht për këto arsye rekostruimi dhe rritja e kapaciteve përçuese dhe modernizimi I sitemeve të emitimi në lartpërçuesit Tetova 1, Tetova 2, Jugokrom dhe Pollog janë në prioritetet e agjendës së menaxhmentit të MEPSO-së”, tha Boshkovski. (U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *