Home / Sport / Përsëri Ejupi, Shkëndija fiton

Përsëri Ejupi, Shkëndija fiton

“Mendoj se ishte fitore e merituar pasi ne gjatë gjithë kohës kontrolluam ngjarjet në teren, megjithse kundërshtari u tregua i kujdesshëm dhe na vështirësoi punën në maksimum. Por më me rëndësi është fitorja, e cila edhe pse minimale, gjithsesi na jep përparësi para ndeshjes së kthimit në Shkup, ku do të kërkojmë kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë”, deklaroi pas ndeshjes, heroi i takimit dhe autor i dolit të vetëm, Muzafer Ejupi.

Shkëndija ka mundur Metalurgu me rezultat 1:0 në ndeshjen e parë të 1/4 së finales së Kupës së Maqedonisë, duke siguruar epërsi minimale para ndeshjes së kthimit që do të zhvillohet muajin e ardhshëm. ‘Kuqezinjtë’ pas katër ndeshjeve të vështira të njëpasnjëshme, kur edhe kishin efekt të 100% fitoresh, kësaj rradhe dukeshin disi më të lodhur dhe luajtën një ndeshje me tempo pak sa më të ulët. Normal, në këtë drejtim ndikoi edhe paraqitja e mirë e kundërshtarit, pasi Metalurgu nuk mbrohej, përkundrazi që në fillim me lojë të hapur provonin të sjellin lojën e tyre dhe të nxjerin rezultat pozitiv në këtë duel. Kanosjet e para ishin të Shkëndijës, kur së pari Nexhipi kishte tentim të pasuksesshëm për të assistuar nga gjuajtja e lirë, ndërsa pak më vonë nga një goditje dënimi, Pollozhani godet mbi portë. Moment interesant solli aksioni i mirë i Rexhepit, pas çka Bujamin Shabani depërtoi bukur në zonë dhe në momentin që provon të godasë, ndalet në mënyrë të parregullt nga Mitrov, mirëpo arbitri lejon që loja të vazhdojë. Momenti i ndryshimit erdhi në minutën e 34-të, kur Pavloviq së pari mbron goditjen e Shabanit, ndërsa në vazhdim topi arrin te Ejupi, i cili nga një kënd i vështirë, përmes këmbëve të portierit kundërshtar, çon topin në rrjetë, për gëzim të madh në taborin e vendasve. Minutat në vazhdim shkuan në tempo të njëjtë, me Shknëijdën që kontrollonte lojën dhe rezultatin, ndërsa miqtë me kundërsulme provonin të ndryshojnë gjërat në të mirë të tyre. Skuadrat në pushim shkuan me rezultat 1:0 për vendasit, ndërsa pjesa e dytë solli imazhe të njëta në fushë. Tani Metalurgu më shumë mendonte të sulmojë, në kërkim të golit të barazimit, ndërsa Shkëndija me lojë të matur kontrollonte ngjarjet në fushë dhe automatikisht kërkonte golin e dytë. Miqtë në këtë drejtim kishin dy tre kansoje që megjithatë nuk ishin rrezik për portën e Shkëndijës, ndërsa në anën tjetër ‘kuqëzinjtë’ kishin raste të mira shënimi. Së pari pas një krosimi të Nexhipit, Berisha mbahet me duar nga mbrojtja mysafire. Arbitri lejon që loja të vazhdojë, ndërsa Ejupi nga afërsia godet mbi portë. Në minutat e fundit tjetër moment i dyshimtë në zonën kundërshtare, kur Berisha harkon, ndërsa prekja me dorë e topit nga ana e mbrojtësit të Metalurgut nuk sanksionohet me penalti. Në fund ndeshja Shkëndija-Metalurgu mbyllet me fitore të vendasve me rezultat minimal 1:0, që në një mënyrë len që udhëtuesi për në gjysmëfinale të vendoset në ndeshjen e dytë, e cila do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Shkup. “Mendoj se ishte fitore e merituar pasi ne gjatë gjithë kohës kontrolluam ngjarjet në teren, megjithse kundërshtari u tregua i kujdesshëm dhe na vështirësoi punën në maksimum. Por më me rëndësi është fitorja, e cila edhe pse minimale, gjithsesi na jep përparësi para ndeshjes së kthimit në Shkup, ku do të kërkojmë kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë”, deklaroi pas ndeshjes, heroi i takimit dhe autor i dolit të vetëm, Muzafer Ejupi. Në ndeshjet tjera derbi tetovar i luajtur në Shkup, ndërmjet Teteksit dhe Renovës, është mbyllur me barazimin pa gola. Ndërkohë Drita e Bogovinës në teren të vet është mundur 2:1 nga Sileksi edhe pse bogovinasit ishin skuadra që e para kaloi në epërsi. Mensur Idrizi në minutën e 29-të shënoi gol për avantazh 1:0 të bogovinasve, ndërsa miqtë barazuan në minutën e 35-të me anë të Velionovit, kur një pjesë të fajita mban Sadiku i Dritës. Fati i takimit u vendos në fillim të pjesës së dytë, kur në minutën e 48-të, Velinov shënoi golin e fitores për skuadrën e Sileksit, që me këtë triumf e shef veten shumë pranë gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë. Duel ndërmjet Pelisterit dhe Vardarit është shtyrë dhe do të zhvillohet më 7 nëntor. Ndeshjet e kthimit parashihet të luhen më 21 nëntor edhe pse nuk përjashtohet mundësia që orari i zhvillimit të tyre të tërhiqet për më herët.

Rezultatet:
Shkëndija-Metalurgu 1:0,
Teteksi-Renova 0:0,
Drita-Sileksi 1:2,
Pelisteri-Vardari (7 Nëntor).

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *