Home / Lajme / Maqedoni / Prej sot linjë ajrore e drejtpërdrejtë Shkup – Dubai

Prej sot linjë ajrore e drejtpërdrejtë Shkup – Dubai

Shkup, 22 tetor 2012 -Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski pret rritje të numrit të linjeve të drejtpërdrejta, që do të vendosen edhe me aviokompani tjera dhe potencoi se nga fillimi i vitit është shënuar rritje të numrit të udhtarëve për 12 për qind dhe se pret deri nga fundi i vitit të arrihet një milion.

Maqedonia u lidh drejtpëdrejtë me Emiratet e Bashkuara Arabe. prej sot “Flajdubai” fluturon nga Shkupi deri në Dubai dy herë në javë, të hënën dhe të enjten. Shkupi është qendër rajonale e “Flajdubai” për këtë pjesë të botës. Kompania planifikon që gjatë periudhës së ardhshme të vendosë edhe më shumë fluturime në javë.

“Jemi të bindur se marshruta e Maqedonisë do të jetë e suksesshme”, tha në konferencën e sotme për shtyp në Shkup, Gait Algait, zëvendësdrejtor ekzekutiv i “Flajdubai” pas realizimit të fluturimit të parë Dubai – Shkup.

Sipas tij, kjo linjë e re e vendosur do të sjellë turistë në Maqedoni nga EBA, të cilët dëshirojnë ta njoftojnë Maqedoninë.

Ky destinacion i ri do të mundësojë për qytetarët e Maqedonisë që lidhen me 150 destinacione të tjera, duke përfshirë edhe Australinë dhe Lindjen e Largët. Bileta e aeroplanit deri në Dubai kushton 390 euro.

Pse e kanë zgjedhur Shkupin si destinacion, nga “Flajdubai” potencojnë se gjendet në pozitë të mirë gjeografike dhe ka infrastrukturë të mirë.

Sipas drejtorit të TAV Holding Murat Ornakol, ky projekt do të jetë i mirë për të gjitha tre palët që janë përfshirë në të, respektivisht për “Flajdubai”, Qeveria dhe TAV Holding.

Aviokompania nuk ka marrë subvencione nga Qeveria për linjë të vendosur të aeroplanit.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski pret rritje të numrit të linjeve të drejtpërdrejta, që do të vendosen edhe me aviokompani tjera dhe potencoi se nga fillimi i vitit është shënuar rritje të numrit të udhtarëve për 12 për qind dhe se pret deri nga fundi i vitit të arrihet një milion.TV KOHA

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *