Home / Lajme / Maqedoni / Presidenti serb Nikoliq për vizitë zyrtare në Maqedoni

Presidenti serb Nikoliq për vizitë zyrtare në Maqedoni

26 tetor-Nikoliq do të pritet me ceremoni zyrtare me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake, me ç’rast është paraparë takim tet-a-tet me Ivanovin dhe konferencë e përbashkët shtypi e të dy presidentëve. Krahas bashkëpunimit bilateral, çështjet rajonale dhe aspiratat e të dy vendeve për eurointegrim, pritet që temë e takimit Ivanov-Nikoliq do të jetë edhe kontesti midis Kishës ortodokse të Serbisë dhe Maqedonisë.

Presidenti i Republikës së Serbisë Tomisllav Nikoliq me ftesë të shefit të shtetit të Maqedonisë Gjorge Ivanov prej sot qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë.

Nikoliq do të pritet me ceremoni zyrtare me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake, me ç’rast është paraparë takim tet-a-tet me Ivanovin dhe konferencë e përbashkët shtypi e të dy presidentëve. Krahas bashkëpunimit bilateral, çështjet rajonale dhe aspiratat e të dy vendeve për eurointegrim, pritet që temë e takimit Ivanov-Nikoliq do të jetë edhe kontesti midis Kishës ortodokse të Serbisë dhe Maqedonisë.

Qëndrimi i deritanishëm i autoriteteteve të Maqedonisë dhe Serbisë ishte se kontesti midis KOM-it dhe KOS-it është çështje kishtare që ata vetë duhet ta zgjidhin, ndërsa shtetet mund të ndihmojnë dhe të krijojnë kushte që kjo më lehtë dhe më shpejtë të ndodhë.

Sipas axhendës, presidenti serb sot në Shkup do të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Trajko Veljanoski.

Nesër, Nikoliq do të vizitojë tre familje serbe në fshatin Sretenovo të Vallandovës, ndërsa së bashku mke Ivanovin në Vallandovë do të marrin pjesë në manifestimin e 13-të tradicional “Rakiada e Vallandovës 2012” dhe do t’i vizitojnë bodrumet e verërave “Elenov” – Vila Maqedonia dhe bodrumin e verërave “Stobi”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *