Home / Lajme / Maqedoni / Prezantohet Plani veprues për ngritjen e cilësisë së kujdesit në familjes përkujdesëse

Prezantohet Plani veprues për ngritjen e cilësisë së kujdesit në familjes përkujdesëse

17 tetor-Definimi se kush mundet dhe kush nuk mund të jetë përkujdesës, kriteret dhe vendosja e formave të reja të përkujdesjes janë pjesë e zgjidhjeve të reja të Planit veprues për ngritjen e cilësisë së kujdesit në familjet për përkujdesje.

Definimi se kush mundet dhe kush nuk mund të jetë përkujdesës, kriteret dhe vendosja e formave të reja të përkujdesjes janë pjesë e zgjidhjeve të reja të Planit veprues për ngritjen e cilësisë së kujdesit në familjet për përkujdesje.

Sipas rregullores së re, siç njofton sot në konferencë për shtyp ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski, përkujdesës mund të jetë personi i moshës 18 deri në 65 vjeç. Dallimi i moshës midis personit që përkujdeset dhe fëmijës së përkujdesur duhet të jetë më i vogël dhe përafërsisht si i marrëdhënies natyrore prind-fëmijë, por jo më i vogël se 18 vjeç, e as më i madh se 50 vjeç.

Përmes vendosjes së formave për përkujdesje, e përgjithshme, e specializuar, intervenuese dhe e përkohshme, ai theksoi se familjet që përkujdesin gradualisht do të specializohen.

“Në familjen e specializuar mund të përkujdeset fëmijë viktimë e dhunës familjare, me probleme edukativo sociale, kryerës adoleshent i veprës penale ose shkeljes, fëmijë ose person me pengesa dhe person i moshuar. Në familjet përkujdesëse intervenuese bëhet përkujdesi i personit dhe fëmijës i cili është i lënë anash ashpër ose i keqpërdorur, ose nëse prindi ose tutori është i penguar për t’u përkujdesur për të për shkak të sëmundjes ose vdekjes”, sqaroi Ristovski.

Në familjet për përkujdesje të përkohshme, shtoi, mund të përkujdeset fëmija ose personi me probleme në zhvillim ose shëndetësore i cili jeton në familje biologjike ose përkujdesëse për shkak të parandalimit të situatave të krizës dhe ruajtjes së kapacitetit të familjes, në pajtim me nevojat e tij. Pas ndërprerjes së nevojës nga vendosja familja sërish e ndërmerr përkujdesin e fëmijëve ose personave.

Ristovski njoftoi se përzgjedhja e familjes që përkujdeset bëhet sipas moshës së personave që përkujdesen, shkallën e arsimit, gjendjes shëndetësore, përshtatshmëritë morale, kushtet materiale dhe banesore.

“Në një familje përkujdesëse mund të përkujdesen më së shumti pesë fëmijë pa prindër ose përkujdes prindëror, një fëmijë me probleme edukativo-sociale ose fëmijë viktima të dhunës familjare, një fëmijë kryerës i veprës penale ose shkeljes, dy persona me pengesa mesatare dhe të rënda ose një me pengesa të rënda në zhvillimin mental dhe tre persona të moshuar”, tha ministri Ristovski.

Ai sqaroi se në një familje për përkujdesje mund të vendosen më shumë persona, por jo më shumë se pesë në rast kur personat e vendosur janë vëllezër dhe motra.

Personi që përkujdeset merr kompensim për shpenzimet për vendosje dhe kompensim për përkujdesjen e personit të vendosur, për fëmijë të moshës parashkollore 6.604 denarë, për fëmijën e moshës shkollore 7.620 dhe për fëmijë me nevoja të veçanta 8.636 denarë. Për familjen që përkujdeset mbetet obligimi që të sigurojë vendosjen dhe përkujdesjen në familjen e tij, ushqim, kujdes, higjienë e përgjithshme dhe personale, kujdes për shëndetin, arsim

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *