Home / Lajme / Maqedoni / Prokuroria pas hetimit ka dëshmi të forta në rastin ‘Monstër’

Prokuroria pas hetimit ka dëshmi të forta në rastin ‘Monstër’

26 tetor-Për shkak të spekulimeve të publikuara në mediume të caktuara rreth gjoja mandatin të skaduar të prokurorëve publikë në prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion, midis të cilëve edhe të prokurores publike Gordana Gjeshkoska, njoftojnë se në këtë prokurori publike kanë mandat në kuadër të së cilave ata e kryejnë detyrën e tyre të përditshme punuese.

Lidhur me lëndën penale të njohur në opinion me titullin “Monstër”, ndërsa i dedikohet vrasjes së pesëfishtë në fshatin Smillkovcë në vendin e quajtur “Liqeni i Smillkovcës”, prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion sot njoftoi se pas hetimit të përfunduar, vlerësoi se ka dëshmi mjaft të forta të cilat do të nxirren para gjykatës kompetente, ndërsa me të cilat do të dëshmohet se të akuzuarit me të vërtetë i kanë ndërmarrë veprimet e përshkruara në Aktakuzë, të cilat i plotësojnë elementet e rëndësishme të veprave penale të cilat u lihen në ngarkesë.

Standardet ndërkombëtare në sferën e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe viktimave, ndërsa cilat standarde janë pranuar dhe janë pjesë nga Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve i cili zbatohet në Republikën e Maqedonisë, si dhe dispozitat në Ligjin për procedurë penale, sigurojnë instrumente përmes të cilave mbrohet identiteti i dëshmitarëve të mbrojtur dhe familjet e tyre, nënvizohet në kumtesë dhe potencohet se çfarëdo lloj spekulimi i publikuar në opinion lidhur me dëshmitarët e mbrojtur lë hapësirë për zbulimin e idenitetit të tyre me çka mund të rrezikohet jeta e tyre dhe jeta e të afërmve të tyre. kjo, theksohet, është në kundërshtim me nevojën që para gjyqit në procedurë ligjore të konfirmohet e vërteta materiale me ç’rast u shkaktohet dëm i drejtpërdrejt të gjithë pjesëmarrësve në procedurën penale.

Për shkak të spekulimeve të publikuara në mediume të caktuara rreth gjoja mandatin të skaduar të prokurorëve publikë në prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion, midis të cilëve edhe të prokurores publike Gordana Gjeshkoska, njoftojnë se në këtë prokurori publike kanë mandat në kuadër të së cilave ata e kryejnë detyrën e tyre të përditshme punuese. mandat për funksionin e saj ka edhe prokurorja publike Gordana Gjeshkoska

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *