Home / Lajme / Maqedoni / Promovimi i projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Promovimi i projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

26 tetor-Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si partner i projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim, në bashkëpunim me Zyrën për Zhvillim të Arsimit, Qendrën për Arsim Profesional dhe Trajnim, Qendrën Shtetërore për Provime, Inspektoriatin Shtetëror Arsimor e përkrahin përparimin e aktiviteteve, angazhimin aktiv, pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin reciprok të pjesëmarrësve në procesin arsimor.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev mbajti fjalim para të pranishmëve në promovimin e projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim, që u mbajt sot në shkollën e mesme ekonomike “8 Shtatori” në Tetovë.

“Sot jemi dëshmitarë të përparimit të shpejtë në këtë shkollë, ku kushtet e përmirësuara, përmes përkrahjes së USAID-it, dhe EUCOM-it, do të kenë ndikim pozitiv në implementimin e mëtutjeshëm të aktiviteteve të ndryshme me të cilat drejtoria e shkollës, ,mësuesit dhe prindërit do të jenë të kyçur, e gjithë kjo me qëllim të përparimit të bashkëpunimit ndëretnik”, tha Ministri Kralev.

Para tre muajve, së bashku u zgjedhën shkollat të cilat shfaqën gadishmëri për zbatimin e aktivitetet në drejtim të përparimit të bashkëpunimit ndëretnik në shkollat.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si partner i projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim, në bashkëpunim me Zyrën për Zhvillim të Arsimit, Qendrën për Arsim Profesional dhe Trajnim, Qendrën Shtetërore për Provime, Inspektoriatin Shtetëror Arsimor e përkrahin përparimin e aktiviteteve, angazhimin aktiv, pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin reciprok të pjesëmarrësve në procesin arsimor.

“Qëllimi i përbashkët i të gjithëve është të kemi sistem kualitativ në arsim, në të cilën rinia jonë do të aftësohet të ndërtojë shoqëri demokratike, ku ka vend për të gjithë. Si deri tani, ashtu edhe më vonë, do të vazhdojmë t’i përkrahim të gjitha aktivitetet të cilat promovojnë integrim ndëretnik në arsim, ndërsa me qëllim që të mund t’i njohin fëmijët, por edhe t’i përdorin vlerat e një vendi multietnik dhe multikulturor”, theksoi ministri Kralev.

Kryetari I Komunës së Tetovës Sadi Bexheti ka përshëndetur me këtë rast iniciativat e popullit amerikan për mbështetjen që japin ata në përmirësimin e kualitetit në sferën e arsimit në vendin tonë.
“Komuna jonë tashmë ka një bashkëpunim të ngjeshur me misionin e USAIDit në Maqedoni, në suaza të këtij bashkëpunimi kemi realizuar shumë projekte të përbashkëta të cilat kryesishtkanë pasur të bëjnë me ngritjen e cilësisë së arsimit në qytetin tonë. Falenderoj misionin e USAID e vecanërisht EUCOM, dhe drejtorin për ndrihmën e pakursyer që ka të bhëj me krijimin e kushteve dhe ambientit të favorshëm për një process modern edukativ dhe arsimorë” tha Bexheti.

Ai u uroi drejtorëve, profesorëve dhe nxënësve të shkollës së mesme ekonomike “8 Shtatori”, të Komunës së Tetovës për sukseset dhe përpjekjet në këtë sferë. Në këtë rast, ministri Kralev shprehu falënderim deri te Komanda Evropiane e ushtrisë amerikane për përkrahjen financiare në renovimin e kësaj shkolle, si dhe të projektit të USAID-it për integrim ndëretnik në arsim, i cili tërësisht dhe pa rezerva është angazhuar për implementimin e vlerave multietnike në arsimin tonë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *