Home / Lajme / Maqedoni / Promovohet restaurimi i Sahat Kullës në Gostivar

Promovohet restaurimi i Sahat Kullës në Gostivar

17 tetor-“Veçanërisht më vjen mirë që ky momument i rëndësishëm e mori pamjen e vet autentike arkitektonike. Vitin e ardhshëm pritet të bëhet ndriçimi dhe të përfundohet rregullimi i enterierit. Me atë objekti do të hapet për vizitorët turistik dhe për të gjithë të cilët dëshirojnë ta vizitojnë brendësinë e saj”, deklaroi Kançevska-Milevska.

Ministrja e Kulturës Elizabeta Kaçevska-Milevska sot në Gostivar e promovoi restaurimin e Sahat Kullës, monument i kulturës nga fillimi i shekullit 17. Ndërhyrja e financuar nga Ministria e Kulturës ka filluar në korrik, ndërsa përfundoi para disa ditëve.

“Veçanërisht më vjen mirë që ky momument i rëndësishëm e mori pamjen e vet autentike arkitektonike. Vitin e ardhshëm pritet të bëhet ndriçimi dhe të përfundohet rregullimi i enterierit. Me atë objekti do të hapet për vizitorët turistik dhe për të gjithë të cilët dëshirojnë ta vizitojnë brendësinë e saj”, deklaroi Kançevska-Milevska.

Ajo theksoi se mbrojtja e monumenteve kulturore-historike është një ndër prioritetet të Ministrisë së Kulturës dhe se ajo angazhohet që këto projekte të realizohen në të gjitha pjesët e Maqedonisë.

Sahat Kulla e Gostivarit është objekt katërshekullor dhe paraqet simbol të qytetit, ndërsa qëndron edhe në stemën e komunës së Gostivarit.

Kançevska-Milevska në Gostivar ishte e shoqëruar nga ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta dhe nga drejtori i Qendrës Konservative Adnan Fejzullai

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *