Home / Lajme / Maqedoni / Pronarët e mullinjve nuk kanë argumente për shtrenjtim të bukës

Pronarët e mullinjve nuk kanë argumente për shtrenjtim të bukës

12 tetor-“Nëse bëhet fjalë për lartësinë e grurit, sektori i mullinjve-furrave nuk ka argumente të mjaftueshme për shtrenjtim të bukës me pakicë. Nëse, madje, merren parasysh impute të tjera në prodhimin e prodhimeve nga brumi, këtë nuk do ta diskutoja”, tha Dimovski pas takimin me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski.

Çmimi i grurit është real dhe aspak nuk duhet të shkaktojë shtrenjtim të bukës, deklaroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Dimovski.

“Nëse bëhet fjalë për lartësinë e grurit, sektori i mullinjve-furrave nuk ka argumente të mjaftueshme për shtrenjtim të bukës me pakicë. Nëse, madje, merren parasysh impute të tjera në prodhimin e prodhimeve nga brumi, këtë nuk do ta diskutoja”, tha Dimovski pas takimin me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski.

Sipas tij, në këtë moment Maqedonia ka sasi të mjaftueshme të dritërave të bukës që t’i plotësojë nevojat e tregut. Nga rekolta e sivjetme janë blerë rreth 150.000 tonë.

Dimovski përmendi se shtrenjtimi i prodhimeve ushqimore është trend global. Ministria do t’i ndërmerr të gjitha masar që janë në kompetencë të saj që t’u dalë në ndihmë konsumatorëve lidhur me amortizimin e rritjes së ardhshme të çmimeve.
Tv KOHA

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *