Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria do të ndajë mbi 1.200 bursa për të rinj, nxënës dhe sportistë deri në 20 vjeç për vitin shkollor 2012/2013

Qeveria do të ndajë mbi 1.200 bursa për të rinj, nxënës dhe sportistë deri në 20 vjeç për vitin shkollor 2012/2013

30 tetor-Në drejtim të zhvillimit të sportit dhe stimulim në realizimin e rezultateve më të mëdha sportive, Qeveria gjatë ditëve të ardhshme përmes Agjencisë për sport dhe të rinj do ta publikojë edhe listën e 500 personave të cilët kanë marrë bursa – shpresë sportive, të cilat u ndahen sportistëve të rinj deri në moshën 20-vjeçare, nga 50 federata kombëtare të sportit. Kjo bursë është 20 për qind nga paga mesatare ose rreth 4.200 denarë.

Qeveria për vitim shkollor 2012/2013 do të ndajë mbi 1.200 bursa për të rinj, nxënës dhe sportistë deri në 20 vjeç, në drejtim të mbështetjes së zhvillimit të entuziazmit rinor, talentit dhe sendërtimit arsimor dhe sportiv të të rinjve të rëndësishëm për zhvillimin e tyre, stimulimin në procesin e edukimit të tyre, vlerësimit të arritjeve të tyre. Për këtë dedikim janë siguruar 35 miloionë denarë mjete buxhetore.

Bursat për gjimnazistët e regjistruar të rregullt, informoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev, janë ndarë në pesë kategori, prej të cilave në tre ka rritje të kuotës për vitin shkollor 2012/2013. Kështu, 400 bursa nga 1.500 denarë janë për mbështetje sociale të nxënësve, për plërmbushjen e disa kritereve, pastaj 50 bursa për nxënës të talentuar nga 2.200 denarë.

“Qeveria vendosi të mbeten edhe këtë vit kategoritë e mëparshme të bursimit dhe kategoritë parapara plotësuese, ndërsa tek disa prej tyre ka edhe rritje të përfshirjes”, potencoi Gjorgjiev. Ai theksoi se këtë vit në vend të 90 bursave të ndara vitin e kaluar, do të ndahen 150 bursa për nxënës të talentuar-sportistë, me shumë mujore prerj 2.200 denarë. Nga numri i përgjithshëm, nënvizoi, 20 bursa do të ndahen për nxënës të talenatuar – sportistë me nevoja të posaçme.

Për nxënësit me nevoja të posaçme, të cilët kanë realizuar sukses mesatar prej të paktën 3,00 për këtë vit janë paraparë 50 bursa, në vend që vitin e kaluar 35 bursa, në vlerë prej 2.000 denarë. Është rritur edhe numri i bursave për nxënësit-fëmijë pa prindër edhe at nga 30 nga viti i kaluar, këtë vit do të ndahen 80 bursa, në vlerë prej 2.000 denarë.

“Qeveria vendosi këtë vit bursë – shpresë sportive të marrin edhe të gjithë 111 nga Akademia sportive në shkollën e mesme të edukatës fizike ‘Metodija Mitevski Brico’, të cilët mësojnë futboll, basketboll, hendboll dhe tenis”, theksoi zëdhënësi Gjorgjiev.

Në drejtim të zhvillimit të sportit dhe stimulim në realizimin e rezultateve më të mëdha sportive, Qeveria gjatë ditëve të ardhshme përmes Agjencisë për sport dhe të rinj do ta publikojë edhe listën e 500 personave të cilët kanë marrë bursa – shpresë sportive, të cilat u ndahen sportistëve të rinj deri në moshën 20-vjeçare, nga 50 federata kombëtare të sportit. Kjo bursë është 20 për qind nga paga mesatare ose rreth 4.200 denarë.

Treqind e shtatëdhjetë e pesë bursat e tjera do t’u ndahen sportistëve deri në moshën 20-vjeçare, të propozuara nga federatat kombëtare të sportit në sporte veç e veç edhe atë për sportet individuale në bazë të pjesëmarrjes në reprezantimin kombëtare të të rinjve

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *