Home / Lajme / Maqedoni / RDK kritikon BDI-në se në qeveri rijnë për interesa personale

RDK kritikon BDI-në se në qeveri rijnë për interesa personale

8 tetor-RDK shpreh keqardhjen që BDI nuk diti ta shfrytëzojë as këtë moment si mundësi për rrëzimin e Gruevskit dhe krijimin e rrethanave të reja, ku BDI do të mund të shtronte kërkesa të reja në dobi të shqiptarëve, në negociatat e reja me VMRO-në për krijimin e një qeverie të re me Gruevskin ose pa të me një grupacion më të gjerë politik, por me një platformë shumë më të përshtatshme në krahasim me programin ekzistues qeveritar.

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) vlerëson se votëbesimi i qeverisë Gruevski verifikoi pozitën inferiore të BDI-së dhe superioritetin e VMRO-DMPNE-së.

“Me gjithë qëndrimet agresive, me tendenca të hapura antishqiptare, të shprehura nga kryeministri Gruevski, Qeveria e tij i shpëtoi rrëzimit vetëm falë mbështetjes së deputetëve të BDI-së, vetëm disa minuta pasi ai nuk kishte lënë gjë pa thënë kundër interesave të shqiptarëve. Mbështetja e BDI-së për Qeverinë e Gruevskit dhe demagogjia e PDSH-së, të kujtojnë mbështetjen që PDSH-ja i pat dhënë Qeverisë së Gruevskit kundër mocionit në vitin 2007, kundrejt akuzave të BDI-së”, thuhet në reagimin e RDK-së.

RDK vlerëson se votat e deputetëve të BDI-së hoqën maskat dhe larguan çdo dyshim se e vetmja arsye e qëndrimit të BDI-së në këtë qeveri nuk është asgjë tjetër pos interesave personale dhe përfitimet korruptive tenderike.

“Të gjitha pretendimet tjera joserizoe për politika të mëdha largpamëse e integruese, janë një tentativë e dalë boje për të mbuluar dështimet e panumërta të BDI-së ne kete qeveri ekskluzive maqedonase. Fjalët e hidhura por të qarta të Gruevskit dëshmuan edhe një herë se Marrëveshja e Majit e vitit 2008 – me të cilën Kryetari i BDI-së thoshte se kishte rënë dakord me Gruevskin për zgjidhjen e statusit të ish-luftëtarëve të UÇK-së – është vetëm një gënjeshtër, njësoj si edhe gënjeshtra për riemërtimin e shkollave fillore në komunën e Çairit dhe mohimi i së drejtës së përdorimit të himnit kombëtar shqiptar në institucionet publike arsimore”, theksohet në reagim.

Sipas RDK-së, deputetët e BDI-së bënë mirë që i përmendën LSMD-së bëmat e saj antishqiptare, por të habit fakti se si këta kuazipatriotë harruan të përmendin vrasjet dhe keqtrajtimet që mbajnë autorësinë e VMRO-së në kohën kur edhe BDI është pjesë e qeverisë së Maqedonisë.
“Dhe që çështja të kthehet në komedi, menjëherë pas votimit pro Gruevskit, BDI vazhdoi lojën e dakorduar me VMRO-në në lidhje me komentet joformale të deputetëve dhe te ministrave të saj në lidhje me fjalimin e kryeministrit përkundër faktit që të gjithë gatitu votuan për mbetjen e Gruevskit kryeministër”, thuhet më tej në reagim.

RDK shpreh keqardhjen që BDI nuk diti ta shfrytëzojë as këtë moment si mundësi për rrëzimin e Gruevskit dhe krijimin e rrethanave të reja, ku BDI do të mund të shtronte kërkesa të reja në dobi të shqiptarëve, në negociatat e reja me VMRO-në për krijimin e një qeverie të re me Gruevskin ose pa të me një grupacion më të gjerë politik, por me një platformë shumë më të përshtatshme në krahasim me programin ekzistues qeveritar.
RDK shpreh keqardhjen që elita politike maqedonase dhe kreu shtetëror, me politikat e tyre përjashtuese, janë shumë larg edhe mentalitetit të ish-diktatorit spanjoll Franko, i cili më shumë se gjysmë shekulli më parë ndërtoi një monument masiv, në ‘Luginën e të rënëve’ afër Madridit dhe varrosi aty pa dallim, të gjithë rreth 40.000 të vrarët nga të dyja palët, në luftën civile në Spanjë – si shokët e tij nacionalistë ashtu edhe kundërshtarët e tij republikanë.

RDK përsërit edhe njëherë qëndrimin e saj konzistent, se vetëm duke bashkuar mandatet politike të të gjitha partive politike shqiptare në Parlament, mund të tejkalohet kjo pozitë nënçmuese dhe tepër inferiore e BDI-së si parti përfaqësuese në qeverinë e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *