Home / Lajme / Maqedoni / RDK mban Kongresin partiak në dhjetor

RDK mban Kongresin partiak në dhjetor

12 tetor-RDK në një press konferencë të veçantë gjatë fillimit të javës së ardhshme do të prezantojë qëndrimet e saj për Progres Raportin e KE në lidhje me procesin e integrimit të vendit dhe të rajonit të BP në përgjithësi.

Këshilli i përkohshëm drejtues në mbledhjen e radhës të mbajtur në selinë qendrore të RDK-së në Shkup diskutoi për më tepër çështje për aktualitetin politik në vend me theks të veçantë për punën e deputetëve të RDK- së në Parlament, mocionin ndaj qeverisë Gruevski, tentim bashkëpunimin me partitë e tjera opozitare shqiptare raportin e fundit të UE-së dhe përgatitjet për mbajtjen e Kongresit të parë të RDK-së.

Në një debat të argumentuar KPD pranoi raportin e kryetarit Osmani për shumicën e çështjeve që ishin pjesë e debatit dhe në veçanti komplimentoi angazhimin e deputetit Zeqiri në parlamentin e vendit. Të gjithë pjesëmarrësit në debat ranë dakord që në zgjedhjet lokale RDK të garojë e vetme në komunat me shumicë shqiptare ndërsa në rrethin e dytë zgjedhor të lihet mundësia e bashkëpunimit me parti të tjera politike në varësi nga rezultati zgjedhor i arritur në rrethin e parë zgjedhor. KPD lë të hapur mundësinë e debateve për koalicione eventuale në komuna ku shqiptarët janë në pakicë edhe me parti të tjera politike në funksion të fuqizimit të përfaqësimit në institucionet lokale.

KPD konstatoi se mosrealizimi i bllokut të tretë opozitar shqiptar është pasojë e qëndrimeve konjukturale politike të disa partive që ishin pjesë e negociatave dhe se RDK vazhdon të jetë e hapur për koalicione në këto parti me kusht që këto parti të mos zhvillojnë negociata paralele edhe me subjekte të tjera politike në vend.

KPD vlerësoi si shumë pozitive aktivitetin e shtrirjes organizative të RDK-së në shumicën e komunave shqiptare në Maqedoni dhe rekomandoi që përfaqësuesit kryesor të RDK-së dhe të degëve të vazhdojnë kontaktet permanente me përfaqësues të sektorit civil, biznesit dhe të inteligjencës në funksion të dhënies së mundësisë për kandidim në zgjedhjet lokale duke pasur si kriter bazë meritokracinë.

RDK në një press konferencë të veçantë gjatë fillimit të javës së ardhshme do të prezantojë qëndrimet e saj për Progres Raportin e KE në lidhje me procesin e integrimit të vendit dhe të rajonit të BP në përgjithësi.

KPD autorizoi kryetarin Osmani që të udhëheqë komisionin për organizimin e Kongresit të parë të RDK -së duke e obliguar që Kongresi të mbahet gjatë dhjetorit të këtij viti. (INA)

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *