Home / Sport / Reali dhuron spektakël

Reali dhuron spektakël

Mallorca ishte rival tepër i lehtë për Real Madridin në ndeshjen e të dielës mbrëma që u zhvillua në Iberostar Estadi. Mbretërit fituan me rezultat 5-0.

Një pasim i devijuar i Angel Di Marias shkoi te Gonzalo Higuain brenda zonës vendase dhe argjentinasi shmangu Conceicaon, para se të shënonte golin e epërsisë (8’).

Cristiano Ronaldo pranoi një top nga Higuain për të bërë mrekullinë dhe për të dyfishuar rezultatin (22’). Me dy gola epërsi për Los Blancos, skuadrat shkuan në pushim.

Portugezi ia ktheu shërbimin argjentinasit Higuain duke dërguar një pasim drejt tij, ashtu që 24-vjeçari shënoi golin e dytë personal (70’) dhe të tretin për mysafirët.

Bashkëpunimi Higuain-Ronaldo vazhdoi edhe më tej. Kësaj radhe ishte argjentinasi asistues, ndërsa portugezi realizues (73’). Ky ishte goli i 18-të i CR7 në të gjitha garat këtë edicion.

Në listën e golashënuesve u regjistrua edhe i inkuadruari në pesëmbëdhjetë minutat e fundit, Callejon. Ai shfrytëzoi një top të devijuar pas goditjes së Mesut Oezil për ta vendosur rezultatin përfundimtar (90’+1).

Pas xhiros së nëntë, Real Madridi numëron 17 pikë dhe gjendet në pozitën e katërt në tabelë. Diferenca e kampionit me liderin Barcelona vazhdon të mbetet tetë pikë.

Ndërkaq, më herët Atletico Madridi e ka mposhtur Osasunan me rezultat 3-1 për të vazhduar përcjelljen e Barcelonës në garën për titull.

Ekipi i dytë kryeqytetas fitoi me golat e Miranda (31’), Raul Garcia (35’) dhe Radamel Falcao (73’), kundrejt një goli të Roland Lamah (43’) – dhe numëron 25 pikë, po aq sa kanë Blaugranët në krye të tabelës.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *