Home / Sport / Reali mbretëror ndaj Ajaxit

Reali mbretëror ndaj Ajaxit

Real Madridi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në Holandë ndaj Ajaxit, për të marrë kryesimin e Grupit D, pasi nga ana tjetër Manchester City barazoi në minutat e fundit ndaj Dortmundit.

Real Madridi e filloi takimin me dominim dhe presion, por pa realizuar gol. Ndeshjen e zhbllokoi Cristiano Ronaldo (42’) me një goditje elegante nga afërsia.

Në pjesën e dytë Kaka u shfaq në skenë me një asistim për Benzeman (48’), i cili realizoi për 2-0. Moisander (56’) hapi sfidën kur realizoi për 2-1.
Mirëpo dilemën e këtij takimi e përfundoi Cristiano Ronaldo me dy golat e tij (79’) dhe (81’) duke kompletuar hettrikun e tij për rezultatin përfundimtar 4-1.

Në ndeshjen tjetër futbolldashësit kanë mundur të kënaqen vërtet. Dortmundi e demoloi me lojë totalisht Manchester Cityn me shumë raste për të shënuar dhe dy shtylla në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Dortmundi e gjeti golin me anë të Marco Reus (62’), por përkundër golit të epërsisë gjermanët dominuan dhe ishte Joe Hart ai që parandaloi disfatën e hershme të Cityt.
Në minutën e fundit pas një prekje me dorë në zonë, City fitoi një penalti të cilën në mënyrë të akullt e realizoi Mario Balotelli, të cilit nuk i pengoi presioni i portierit kundërshtar.

Ndeshja më e mirë e këtij sezoni mbaroi në fund pa fitues.

Reali e kryeson Grupin D me gjashtë pikë dhe dy fitore pas dy ndeshjeve, ndërsa Dortmundi është në vendin e dytë me katër pikë. City ka vetëm një pikë.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *