Home / Sport / Renova pret Bregallnicën

Renova pret Bregallnicën

‘S’kemi hapsirë për gabime të reja, pasi është koha e fundit për tu rikthyer fitoreve. Bregallnica ka ekip kualitative, mirëpo ne shkojmë në tre pikë’, deklaroi mbrojtësi i ri i Renovës, Ersen Hasani.

Pas pauzës në kampionat, për shkak të paraqitjeve të kombëtares së futbollit të Maqedonisë në kualifikimet për Kampionation Botëror ‘Brazil 2014’, këtë fundjavë rrikthehen garat në kampionatme ndeshjet e javës së 10-të. Renova në Tetovë pret Bregallnicën në ndeshjen e vetme që do të zhvillohet të shtunën, ndërsa pesë takimet tjera në program janë ditën e dielë. Skuadra e Qatip Osmanit kërkon të ndërpresë serinë prej tre humbjeve të njëpasnjëshme në kampionat, ndërsa përballë do të kenë ekipin e motivuar nga Shtipi, që kohëve të fundit luanë në formë të shkëlqyeshme. ‘S’kemi hapsirë për gabime të reja, pasi është koha e fundit për tu rikthyer fitoreve. Bregallnica ka ekip kualitative, mirëpo ne shkojmë në tre pikë’, deklaroi mbrojtësi i ri i Renovës, Ersen Hasani. Takimi Renova-Bregallnica zhvillohet të shtunën me fillim në orën 14:00. Ndërkohë të dielën në program janë ndeshjet tjera, ku spikat derbi ndërmjet Driotës dhe Shkëndijës. Edhe në Shkup ka takim interesant, me Vardarin që pret Metalurgun. Teteksi në Tetovë takohet me Rabotnickin, Horizonti pret Napredokun, ndërsa Sileksi përballet me Pelisterin.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *