Home / Lajme / Maqedoni / Riker i përshëndeti rekomandimet e KE-së

Riker i përshëndeti rekomandimet e KE-së

20 tetor-“Tensionet ndëretnike nuk paralajmërohen vetëm në Maqedoni, ato janë kudo në botë. Ne në SHBA e shfrytëzojmë diversitetin tonë si fuqi që t’i tejkalojmë këto çështje dhe konfliktet e kaluara. Mendoj se në tërësi Maqedonia këtë e bën me sukses. Pajtimi është koncept shumë i rëndësishëm, fola për këtë gjë kur isha në Maqedoni para ca kohësh, dhe kur kam shërbyer në Maqedoni me vite”, vlerësoi Riker

Ndihmës-sekretari shtetëror amerikan, Filip Riker e përshëndeti progresin e Maqedonisë në dialogun me Bashkimin Evropian dhe rekomandimin për hapjen e negociatave.

Ai ju bëri thirrje Maqedonisë dhe Greqisë të jenë aktive në tejkalimin e kontestit, duke thënë se me këtë menjëherë do të hapet ftesa e anëtarësimit në NATO.

Në takimin me gazetarët e vendeve ballkanike në Uashington, Riker vlerësoi se të gjitha vendet e Evropës Juglindore, të cilat kanë dëshirë që të integrohen në NATO dhe në Bashkimin Evropian, duhet ta kenë atë mundësi dhe SHBA-ja do t’i mbështesë në këtë gjë.

“Ne i mbështesim aspiratat euroatlantike të Maqedonisë. Askush nuk ka bërë më shumë që ta përgatisë Maqedoninë dhe ta orientojë në këtë rrugë. Siç vlerësoi edhe NATO, Maqedonia është e gatshme t’i dërgohet ftesë për anëtarësim. Fuqishëm e mbështesim në këto angazhime dhe vazhdojmë t’ju bëjmë thirrje edhe Maqedonisë edhe Greqisë të gjejnë mënyrë që të shkojnë përpara. Gjatë viteve ne kemi dhënë ide dhe propozime për atë se si vlerësojmë se vendet duhet të shkojnë përpara, por në fund është punë e tyre që ta bëjnë këtë gjë. Mesazhi ynë mbetet i njëjtë, i përhershëm, se Athina dhe Shkupi duhet të gjejnë zgjidhje sa më shpejtë që është e mundur. Është i domosdoshëm angazhim aktiv. Kombet e Bashkuara i ofrojnë shërbimet e mira të ambasadorit Nimic. Ky është proces në vijim, të zgjidhjet kjo çështje, që do t’i lejojë Maqedonisë menjëherë të marrë ftesë për anëtarësim në NATO”, deklaroi Riker, i cili u pyet për deklaratat në shtypin grek se SHBA-ja bën preson mbi Greqinë për zgjidhjen e shpejtë të kontestit.

Riker njëherësh e përshëndeti dialogun e nivelit të lartë midis Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian dhe rekomandimit të Komisionit Evropian se Maqedonia është e gatshme për fillimin e negociatave për anëtarësim, duke thënë se SHBA-ja qëndron pas këtij rekomandimi që nga hera e parë që u dha.

Në pyetjen për ndikimin e nacionalizmit grek në rritje dhe krizës ekonomike greke mbi negociatat për emrin, Riker vlerësoi se zgjidhja për kontestin për emrin është e mundur, me vullnetin dhe përkushtimin e të dyja palëve edhe atë pa e prekur çështjen e identitetit.

“Të dyja vendet mund të ulen dhe ta zgjidhin këtë. Nëse shihni me cilat çështje janë ballafaquar bota dhe rajoni, si dhe sfidat ekonomike me të cilat jemi ballafaquar, ato mund të tejkalohen, dhe tejkalohen, me përkushtim, me fokusim të gjetjes së zgjidhjes. Kompromisi nuk është fjalë e keqe. Ai nuk duhet të përmbajë koncepte ezoterike të identitetit dhe pozita jonë mbetet e njëjtë. Un personalisht kam folur edhe nëpër vitet, kemi dhënë opsione dhe mundësi të ndryshme dhe kemi ofruar ndihmë dhe mbështetje të të dyja palëve. Mbetet të ketë dialog, të gjendet zgjidhje”, deklaroi Riker, duke shtuar se vendimi nuk mund të arrihet me presionin amerikan ose presion tjetër të jashtëm.

Në pyetjen për marrëdhëniet e koalicionit qeveritar në Maqedoni, me ligjin e të drejtave të posaçme të ish pjesëtarëve të sigurisë dhe për rastin e Sllupçanit, Riker vlerësoi se Maqedonia është edhe një shembull i suksesshëm i pajtimit pas gjendjes konfliktuoze dhe për shfrytëzimin e diveristeteve etnike si përparësi, jo dobësi të shoqërisë.

“Tensionet ndëretnike nuk paralajmërohen vetëm në Maqedoni, ato janë kudo në botë. Ne në SHBA e shfrytëzojmë diversitetin tonë si fuqi që t’i tejkalojmë këto çështje dhe konfliktet e kaluara. Mendoj se në tërësi Maqedonia këtë e bën me sukses. Pajtimi është koncept shumë i rëndësishëm, fola për këtë gjë kur isha në Maqedoni para ca kohësh, dhe kur kam shërbyer në Maqedoni me vite”, vlerësoi Riker

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *