Home / Lajme / Maqedoni / Ristovski: KE-ja në Raportin e fundit konstaton përparim në sferat punë dhe politikë sociale

Ristovski: KE-ja në Raportin e fundit konstaton përparim në sferat punë dhe politikë sociale

13 tetor-“Në Raportin e BE-së në Kapitullin 19: Politika Sociale dhe punësimi thuhet se është bërë përparim nëm sferën e përfshirjes sociale, Strategjisë kombëtare për luftë kundër varfërisë dhe përjashtimit social për periudhën 2010-2020 u harmonizua me prioritetet e BE-së 2020 dhe se është siguruar përkrahje financiare për disa komuna që ato t’i zbatojnë planet e tyre lokale aksionale për përfshirje sociale”, tha Ristovski.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është jashtëzakonisht e kënaqur nga përparimi i notuar i KE-së në të gjitha sferat që u mbulon. Kjo për ne është një motiv më tepër që atë që e kemi punuar vitin e kaluar të vazhdojmë me kapacitet të përforcuar ta zbatojmë edhe gjatë periudhës së ardhshme. Dimë dhe jemi të bindur se gjatë periudhës së ardhshme na presin edhe më tepër sfida lidhur me negociatat dhe me afrimin tonë ndaj BE-së, deklaroi sot në konferencë për shtyp, ministri Spiro Ristovski.

“Në Raportin e BE-së në Kapitullin 19: Politika Sociale dhe punësimi thuhet se është bërë përparim nëm sferën e përfshirjes sociale, Strategjisë kombëtare për luftë kundër varfërisë dhe përjashtimit social për periudhën 2010-2020 u harmonizua me prioritetet e BE-së 2020 dhe se është siguruar përkrahje financiare për disa komuna që ato t’i zbatojnë planet e tyre lokale aksionale për përfshirje sociale”, tha Ristovski.

Është vendosur trup kombëtar për ndjekje dhe evaluim të implementimit të Strategjisë kombëtare për persona të vjetër për periudhën 2010-2020. Është vërejtur, tha Ristovski, se Maqedonia ka kryesuar me Dekadën e romëve, me ç’rast u potencua miratimi i Strategjisë për inkuadrim të romëve 2012-2014, si dhe masat dhe aktivitetet e ndërmarra për zgjidhje të problemeve të personave pa dokumente, qasje deri te banesat dhe arsimim.

Lidhur me personat me pengesa në zhvillim, u notua ratifikimi i Konventës së BE-së dhe KB-së për të drejtat e personave me pengesa në zhvillim dhe Protokolli operativ i Konventës, si dhe procesi i deinstitucionalizimit të këtyre personave dhe ekzistimi të 15-të njësive banesore, ku deri tani jaë përkujdesur këta persona në Demir Kapi.

Sipas ministrit, përparim jashtëzakonisht i rëndësishëm sëhtë pjesa që ka të bëjë me dialogun social.

“Në Raportin thuhet se është përforcuar roli i Këshillit ekonomiko-social si forum për dialog dhe politika dhe i cili vazhdon edhe më tej të funksionojë”, deklaroi Ristovski.

Ministri mes tjerash potebcoi edhe Kapitullin 2 – Liria e lëvizjes së punëtorëve, ku po ashtu është vërejtur përparim lidhur me qasjen deri te tregu i punës, si dhe në sferën e koordinimit të sistemeve të mbrojtjes sociale

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *