Home / Sport / Roma triumfon në Genoa

Roma triumfon në Genoa

Me rezultat 4-2, Roma ka shënuar fitore në udhëtim në Stadio Comunale Luigi Ferraris kundër Genoas.

Giallorossët u gjetën në disavantazh prej dy golash në fillim të ndeshjes, kur Juraj Kucka (7’) dhe Bosko Jankovic (15’) shënuan në portën mysafire.

Mirëpo, kapiteni Francesco Totti e frymëzoi ekipin me golin e parë (27’), ndërsa Pablo Osvaldo u përkujdes që skuadrat të shkonin në pushim me shifra identike (44’).

Pak minuta brenda gjysmës së dytë (56’), Osvaldo me golin e dytë personal kaloi për herë të parë Romën në epërsi.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Erik Lamela në minutën e 83-të.

Roma është e pesta në tabelë me 14 pikë të grumbulluara pas tetë xhirosh. Tetë pikë është diferenca me liderin Juventus

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *