Home / Sport / Ronaldo: Fitorja, përgatitje për El Clasico

Ronaldo: Fitorja, përgatitje për El Clasico

Cristiano Ronaldo thotë se fitorja e mbrëmshme ndaj Ajaxit është një rritje e vetëbesimit në prag të derbit të vikendit përballë Barcelonës, të cilët ndeshje po ashtu shpreson ta fitojë.

“Jam shumë i lumtur pasi ne fituam dhe luajtëm mirë. Për mua, të shënoj tre gola është vitale. Ne luajtëm një ndeshje shumë të kompletuar dhe është e rëndësishme të fitojmë vetëbesim për ndeshjen e ardhshme”, ka thënë ai për Canal+.

Portugezi është i bindur se ekipi i tij mund të nxjerrë fitore edhe në ndeshjen El Clasio ndaj Barcelonës.

“Jam i bindur se ne do të nxjerrim një rezultat të mirë në një vend të vështirë, Camp Nou. Ata kanë një ekip shumë të mirë dhe nuk do të ketë shumë dallime”, ka shtuar Ronaldo.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *