Home / Lajme / Maqedoni / Rritje në cilësinë e shërbimeve te bankat dhe autosallonet, rënie te operatorët telekomunikues

Rritje në cilësinë e shërbimeve te bankat dhe autosallonet, rënie te operatorët telekomunikues

30 tetor-Marko Radonjiq, drejtor i përgjithshëm i agjencisë “Suot Risërç” në prezantimin e rezultateve të hulumtimit theksoi se një prej mangësive kyçe të të punësuarve është mosofrimi i prodhimeve shtesë. Në Maqedoni vetëm në tetë për qind të rasteve të hetuara kanë ofruar prodhime shtesë, ndërsa mesatarja në BE është 56 për qind.

Bankat dhe autosallonet shënojnë rritje të vazhdueshme të cilësisë së shërbimit dhe aftësive shitëse të të punësuarve në hulumtimet të cilat janë të zbatuara në katër vitet e kaluara, ndërsa operatorët e telekomunikacionit rënie të vazhdueshme të rezultateve në këtë fushë.

Agjencia “Suot risërç” në hulumtimin për këtë vit për cilësinë e shërbimit dhe aftësive shitëse të të punësuarve, që e prezantoi sot, konstatoi rritje të rezultateve te super-marketet në lidhje me vitin e kaluar, por thekson se akoma ekziston hapësirë e madhe për zhvillim.

Edhe pse është shënuar progres te rezultatet e përgjithshme për aftësitë shitëse të të punësuarve sivjet janë vërejtur ulje në disa prej segmenteve kyçe të shitjes të cilat vitin e kaluar janë vlerësuar si të dobëta.

Sipas hulumtimit auto-sallonet kotojnë me rezultate më të larta në cilësinë e shërbimit dhe aftësitë shitëse të të punësuarve me mbi 80 për qind të plotësimit të standardeve, operatorët telekomunikues janë në pozitën e dytë, ndërsa bankat në pozitën e tretë. Asnjëra prej veprimtarive të hulumtuara nuk shënon rangim më të lartë ose më të ulët. Shitoret për pajisje teknike janë me rezultate të përgjithshme më të ulëta.

Në mesin e mangësive të përcaktuara të të punësuarve në veprimtaritë hulumtuese janë ato që nuk i përshëndesin blerësit në fillim të bisedës, në rastin e marketeve, si dhe në fund të bisedës, e njëjta gjë ndodh edhe te marketet edhe te pompat e benzinës. Në të gjitha veprimtaritë e hetuara të punësuarit nuk shtrojnë pyetje që t’i identifikojnë nevojat e blerësve, nuk gjenden mirë me vërejtjet në lidhje me ofertën më të mirë të konkurrencës, nuk falënderohen për vizitën dhe nuk ofrojnë prodhime shtesë.

Marko Radonjiq, drejtor i përgjithshëm i agjencisë “Suot Risërç” në prezantimin e rezultateve të hulumtimit theksoi se një prej mangësive kyçe të të punësuarve është mosofrimi i prodhimeve shtesë. Në Maqedoni vetëm në tetë për qind të rasteve të hetuara kanë ofruar prodhime shtesë, ndërsa mesatarja në BE është 56 për qind.

Sipas Radoniqit, megjithatë kohëve të fundit gjithnjë më e madhe është vetëdija te kompanitë për rëndësinë e standardit me cilësinë e shërbimeve dhe aftësive shitëse të të punësuarve në luftën për blerës në treg.

Hulumtimin që “Suot risërç” sivjet e zbatoi për të gjashtën herë ka treguar se koha e pritjes në të gjitha veprimtaritë hulumtuese përveç se te operatorët telekomunikues është ulur. Te operatorët blerësit kanë pritur më shumë për dy minuta në lidhje me hulumtimet paraprake, gjegjësisht që ta marrin shërbimin mesatarisht kanë pritur rreth 10 minuta.

Hulumtimi i “Suot Risërç” është zbatuar në periudhën prej 9 shtator deri më 17 tetor të këtij

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *