Home / Sport / Rufeja-M afër kreut

Rufeja-M afër kreut

Një gol i vetëm në kohën shtesë u ka mjaftuar miletinasve për të mundur minimalisht 1:0 ekipin Babi në kuadër të javës së 10-të, duke kapur pozitën e dytë në renditjen tabelare.

Vazhdon seria pozitve e KF Rufeja-M, e cila tani më është pranë kreut të renditjes tabelare në Ligën e Dytë të futbollit në vend. Një gol i vetëm në kohën shtesë u ka mjaftuar miletinasve për të mundur minimalisht 1:0 ekipin Babi në kuadër të javës së 10-të, duke kapur pozitën e dytë në renditjen tabelare. Në mot me shi dhe teren të vështirë për lojë, dukej që ndeshja do të mbyllet me rrjeta të paprekura, mirëpo në minutën e dytë të kohës shtesë Fatmir Ramadani shënon për gëzim të madh dhe tre pikë të reja në saldon e Rufesë. Me 20-të pikë miletinasit ndalen më vendin e dytë në renditje, me një pikë më pak se lideri, Pobeda Junior. Këta të fundit me rezultat 3:1 fituan Novacin dhe kaluan në vendin e parë, më shumë duke i’u falemenderuar humbjes 2:1 të Makedonija Gj.P. në fushë të Euromilkut. Fitore të rëndësishme për mbajtje të hapit me skuadrat e kreut ka shënuar Gostivari që mundi 2:0 Skopjen 2-0. Aksentiev në minutën e 20-të dhe Seferi në të 80-tën ishin autor të golave për fitoren e re të ekipt të drejtuar nga Jeton Beqiri, të cilët me këtë triumf arrijnë në kuotën e 19-pikëve dhe pozicionohen në vendin e katërt. Në ndeshjet tjera Tikveshi mundi 3:3 Miravcin, Ohri 2004 fitoi 2:1 Lokomotivën, ndërsa ndeshja ndërmjet Vrapcishtit dhe Maxhari Solidarnostit nuk është zhvilluar për shkak të të reshurave të mëdha të shiut, nga të cilat tereni ishte i papërshtatshëm për lojë.

Rezultatet e javës së 10-të:
Vrapçishti – Maxhari Sol (u anulua)
Pobeda Junior – Novaci 3-1
Tikveshi – Miravci 3-2
Rrufeja-M – Babi 1-0
Gostivari – Skopje 2-0
Ohri 2004 – Lokomotiva 2-1
Euromilk – Makedonija Gj.P 2-1
11 Oktomvri – Korzo.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *