Home / Lajme / Maqedoni / Sanino: Shpresoj se Këshilli i BE-së do ta pranojë rekomandimin e KE-së

Sanino: Shpresoj se Këshilli i BE-së do ta pranojë rekomandimin e KE-së

15 tetor-“Me kujdes e ndjekim kalimin e liberalizimit të vizave. Ekziston determini që të mbajnë dyert e hapura dhe sistemin e funksionimit. Nuk duhet që të jemi të sigurt se ai nuk keqpërdoret. Nëse sistemi keqpërdoret në mëynrë thelbësore ekziston rrezik. Çështja është përgjegjësi dhe të gjthë duhet që të kemi pjesëmarrjen tonë”, tha Sanino.

Stefano Sanino drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së përgjithshme për zgjerim shpreson se Këshilli i BE-së në dhjetor do të sjellë vendim që Maqedonia të kalojë në fazën e ardhshme të eurointegrimeve, siç rekomandin Komisioni Evropian.

“Takimi i Këshillit Evropian është në dhjetor dhe shpresoj se do të merret vendimi për zgjerimin e marrëdhënimeve me BE-në. Shpresoj se siç theksoi edhe komsioneri Fyle se gjuha nuk do të jetë statike dhe përsëritje e faktit lidhur mke rekomandimet e KE-së, por se me të vërtetë do të kalojë në fazën tjetër të raporteve. Kjo kërkon që të dyfishojmë përpjekjet tona të përbashkëta me qëllim që të jemi të sigurtë se në dhjetor do të kemi rekomandim pozitiv nga Këshilli”, tha Sanino.

I pyetur lidhur me kërkesën për rihetimin e liberalizimit të vizave dhe sa kjo është reale Sanino tha se është një nga përfitimet më të mëdha që arritëm që ta implementojmë me të gjtha vendet nga rajoni, por mbetet qëlllimi që sistemi të mos keqpërdoret.

“Me kujdes e ndjekim kalimin e liberalizimit të vizave. Ekziston determini që të mbajnë dyert e hapura dhe sistemin e funksionimit. Nuk duhet që të jemi të sigurt se ai nuk keqpërdoret. Nëse sistemi keqpërdoret në mëynrë thelbësore ekziston rrezik. Çështja është përgjegjësi dhe të gjthë duhet që të kemi pjesëmarrjen tonë”, tha Sanino.

Zëvendëskryeministrja Arifi e theksoi angazhimin e Qeverisë në ballafaqimin me keqëprdorimin e liberalizimit të vizave.

“Ashtu si edhe çdo vit, ne mbetemi të angazhuar keqpërdorimi i liberalizimit të vizave të jetë në minimum. Do të përmbahemi në të gjitha aktivitetet”, tha Arifi.

Sanino u përqendrua edhe në negociatat për emrin dhe propozim kornizën për zgjidhjen në fazë të hershme nga negociatat inkuadruese.

“Çështja e marrëdhënieve të mira është kyçe në këtë proces dhe ne gjithmonë e nënvizojmë këtë. Besojmë, e këtë e kemi theksuar edhe në Raportin për progresin se procesi inkuadrues do ta lehtësojë procesin e zgjidhjes së kontestit për emrin. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku me autoritetet e Maqedonisë, si dhe gjithashtu edhe me ata të Greqisë që të sigurohemi se kjo do të sjellë deri në rezultate që i dëshirojmë”, tha Sanino.

Në takimin e sotëm zëvendëskryeministrja e angazhuar për çështje evropiane Teuta Arifi dhe Sanino janë përqendruar në Raportin e KE-së, sidomos në rekomandimet të cilat duhet të adresohen me qëllim që të vazhdohet me tempin e njëjtë me reformat.

“Urime deri te Qeveria dhe të gjitha institucionet të cilat kanë siguruar raport pozitiv, por duhet të vazhdohet në rrugën e njëjtë në javët dhe muajt e ardhshëm”, theksoi Sanino.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *