Home / Lajme / Rajon / Selia e ‘Koka-Kola Helenik’ zhvendoset nga Greqia në Zvicër

Selia e ‘Koka-Kola Helenik’ zhvendoset nga Greqia në Zvicër

12 tetor-“Selia e re në Zvicër do të na mundësojë stabilitet. Stabiliteti më i madh është ai që i gëzohemi. Komiteti operativ do të gjendet në Zvicër dhe në kuptim strategjik me kompaninë do të menaxhohet nga Zvicra”, deklaroi drejtori ekzekutiv i “Koka-Kola Helenik”, Dimitris Lois.

Fabrika e dytë për nga madhësia për prodhimin e brendeve të “Koka-Kola” në botë, “Koka-Kola Helenik”, kumtoi se planifikon ta zhvendosë selinë e saj nga Greqia në Zvicër dhe të fillojë me kotacionin e aksioneve të saj në Bursën në Londër.

“Selia e re në Zvicër do të na mundësojë stabilitet. Stabiliteti më i madh është ai që i gëzohemi. Komiteti operativ do të gjendet në Zvicër dhe në kuptim strategjik me kompaninë do të menaxhohet nga Zvicra”, deklaroi drejtori ekzekutiv i “Koka-Kola Helenik”, Dimitris Lois.

Sipas Lois, për realizimin e këtij plani “Koka-Kola Helenik” do të kryejë këmbim të aksioneve me kompaninë zvicerane të sapoformuar “Koka-Kolla HBC”.

“Ne do të jemi kompani mulitnacionale greke me seli në Zvicër” shtoi Lois.

“Koka Kola Helenik” vlerëson se me zhvendosjen e selisë nga Greqia në Zvicër do të sigurojë inkuadrim më të lehtë në kapital dhe do të sigurojë fleksibilitet më të madh gjatë tërheqjes së mjeteve të reja.

Krahas zhvendosjes në Zvicër, Lois paralajmëroi se “Koka-Kola Helenik” planifikon të fillojë me kotacionin e aksioneve të saj në Bursën në Londër, paralelisht me kotacionin e Bursës athinase.

“Në Bursën athinase dominojnë kryesisht kompanitë vendase ndërsa Bursa londineze është më e përshtatshme për ne duke pasur parasysh aktivitetet tona ndërkombëtare” theksoi Lois.

Në tremujorin e dytë të vitit “Koka-Kola Helenik” shënoi fitim tremujori prej 127,8 milionë euro, që parqet rënien e saj prej 13 për qind në nivel vjetor.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *