Home / Lajme / Rajon / Selimi: UÇK, fjala më e frikshme për Thaçin

Selimi: UÇK, fjala më e frikshme për Thaçin

23 tetor-“UÇK, kjo është fjala më e frikshme për Hashim Thaçin”, tha deputeti Selimi, i cili përcillej me brohoritje “UÇK, UÇK” nga turma e mbledhur.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, duke iu drejtuar masës së tubuar në Sheshin “Nënë Tereza”, ka thënë se kryeministri Thaçi i frikësohet sot më së shumti vetëm një fjale.

“UÇK, kjo është fjala më e frikshme për Hashim Thaçin”, tha deputeti Selimi, i cili përcillej me brohoritje “UÇK, UÇK” nga turma e mbledhur.

“Edhe dje edhe sot, Policia e Kosovës, pa dëshirën e tyre, doli në mbrojtje mbrojtjen të qeverisë së paligjshme të Kosovës”, tha Selimi, duke cituar një nen ku thotë se policia duhet të jetë në mbrojtje të qytetarit.

Ai gjithashtu i bëri thirrje kryeministrit Thaçi që t’i lirojë të gjithë të burgosurit e djeshëm nga Policia e Kosovës.
Në veçanti, deputeti Selimi kërkoi që të lirohet Gani Krasniqi, apo siç e quajti ai, “bacën Gani”, sepse siç tha ai, “Gania ka bërë shumë për UÇK-në. Ai e dha edhe djalin e tij për lirinë e Kosovës”.

Ndërkaq, pas tij, foli lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili, tha se sheshi “Nënë Tereza” është i qytetarëve, e jo i pushtetit.

“Po të ishte Policia e Kosovës brenda oborrit të Qeverisë, nuk do të ndodhte dhuna. Sheshi është i joni, jo i Qeverisë”, tha Kurti.

Ai tha se Qeveria e Kosovës, në këtë 100 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, “në vend që të bisedojë me Tiranën, për bashkim me Shqipërinë, Thaçi bisedon për ndarjen e veriut të Kosovës”.

“Vetëvendosje e ka thënë shumë qartë se çfarëdo bisedimesh me Serbinë pa kushte, humb Kosova e fiton Serbia”.

“Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri na la fusnotën, e Serbia mori statusin për anëtarësim në BE”.

Kurti tha se Policia e Kosovës duhet të merret me “të korruptuarit, me mafinë e me strukturat ilegale kriminale të Serbisë në Kosovë”.

“Kjo qeveri po e bën një shtet policor e ne jemi kundër këtij shteti, jemi për shtet demokratik”, theksoi Kurti gjatë fjalimit të tij, duke shtuar se “Policët duhet të na mbrojnë, e jo të na sulmojnë”.nfokosova.net/

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *