Home / Lajme / Maqedoni / Sërbia kërkon raport për incidentet në Shkup

Sërbia kërkon raport për incidentet në Shkup

18 tetor-Sipas njoftimit të ambasadës dërguar mediave kërkohet hollësi për plagosjen dhe rrahjen e tifozëve serb, ndërsa ndër kërkesat e tjera janë edhe raportet mjekësore dhe policore për shtatë serbët e lënduar gjatë incidenteve.

Ambasada e Serbisë në Shkup ka kërkuar hollësi nga autoritetet e Maqedonisë lidhur me incidentet që ndodhën të martën me rastin e ndeshjes së futbollit midis dy vendeve, në kuadër të kualifikimeve për botërorin 2014.

Sipas njoftimit të ambasadës dërguar mediave kërkohet hollësi për plagosjen dhe rrahjen e tifozëve serb, ndërsa ndër kërkesat e tjera janë edhe raportet mjekësore dhe policore për shtatë serbët e lënduar gjatë incidenteve.

Ambasada ka nënvizuar se një grup të rinj serb që kishin udhëtuar me dy makina nga Leskovci, janë sulmuar nga një grup prej 15 personash në Çarshinë e Vjetër në Shkup. Ndërsa, një grup tjetër serb thuhet se janë sulmuar në qendrën tregtare “Mavrovasja” në Shkup.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *