Home / Sport / Serbia ‘përkulet’ para shqiptarëve

Serbia ‘përkulet’ para shqiptarëve

“Fitore e madhe që na kthen besimin pas humbjes së pafat me Kroacinë. Jam tepër i kënaqur që tifozëve u dhamë momente gëzimi, ndërsa besoj të vazhdojmë me këtë rritëm”, deklaroi heroi i takimit, Agim Ibraimi.

Kanë mjaftuar vetëm tre shqiptarë, për të përkulur një popull të tërë. Kombëtarja e futbollit të Serbisë, tifozët e tyre që kishin udhëtuar në Shkup, por edhe gjithë populli serb që përmes transmetimit të drejtëpërdrejtë kishin mundësi të ndjekin ndeshje eliminatore Maqedoni-Serbi, patën rastin të shohin se si kombëtarja e tyre ‘shpartallohet’ nga tre futbollistët shqiptarë, që luajnë për Maqedoninë. Ibraimi, Hasani dhe Demiri, të bartur kësaj rradhe ndoshta edhe nga e kaluara historike, më të motivuar se kurrë dhanë atomin e fundit të forcave të tyre, për të ‘gjunjëzuar’ serbët dhe Serbinë. Dhe patjetër të pranojmë se qëllimit i’a arritën me shumë klas, stil dhe cilësi, madje duke bërë që gjithë publiku maqedonas të mburet me ta. Pas pjesës së parë pa gola dhe pa shanse, në fraksionin e dytë, shqiptarët marrin gjërat në duart e tyre. Ibraimi lider i vërtetë në teren, duke bërë të harohet krejtëisht mungesa e Pandevit, Demiri stabil, shkatërues i gjithë aksioneve të kundërshtarit dhe nismëtar i shpeshtë i sulmeve të Maqedonisë, ndërsa Hasani i shkëlqyeshëm, eksploziv, në momente madje duke u tallur me ‘serbët e gjorë’, që u kalonte topin mes këmbëve. Gjithë kjo sikur ishte paralajmërim i asaj që do të ndodhte në minutën e 58-të, kur Ibraimi me shumë stil nis një aksion nga pjesa e Maqedonisë dhe pasi kombinon bukur me Tasevskin, lëshon një diagonale të përkryer drejt Hasanit, ndërsa ky i dyti me shumë klas pranon topin me gjoks dhe del i vetmuar para portës kundërshtare, mbrojtësi serb Tomoviq s’ka zgjidhje, shkakton faul ndaj ‘Buba’-s, duke u ndëshkuar me karton të kuq dhe duke i dhënë Maqedonisë penalti. Përgjegjësinë për të goditur nga pika e bardhë e mori Agim Ibraimi, i cili me shumë qetësi shënon për epërsi të Maqedonisë dhe delirium të vërtetë në shkallët e stadiumit ‘Filipi i Dytë’ në Shkup. Pak më vonë Hasani kishte një kansoje për të sjellë golin e dytë, mirëpo goditja e tij u bllokua nga mbrojtja serbe. Në fund fitorja ishte për Maqedoninë, që regjistron fitoren e parë në këto kualifikime dhe me katër pikë ngjitet në pozitën e tretë në grup. Njëkohësisht kjo ishte fitorja e parë e Çede Janevskit në pankinën e Maqedonisë, ndërsa triumfi ndaj Serbisë ishte gjithashtu i pari, pas tre humbjeve dhe një barazimi në katër përballjet paraprake mes veti. “Fitore e madhe që na kthen besimin pas humbjes së pafat me Kroacinë. Jam tepër i kënaqur që tifozëve u dhamë momente gëzimi, ndërsa besoj të vazhdojmë me këtë rritëm”, deklaroi heroi i takimit, Agim Ibraimi, ndërsa me të ndërlidhet edhe Hasani. “Lojë e mirë e kurorëzuar me fitore dhe tre pikë të para në këto kualifikime. Ndoshta duhej të shënojmë edhe një gol, por në fund me rëndësi është që fituam. Vërtet ishim shumë të motivuar për të mundur Serbinë dhe jam krenar që i’a arritëm qëllimit”, u shpreh Ferhan Hasani. “Fitore e merituar me lojë të mirë nga futbollistët tanë. Jam shumë i kënaqur posaçërisht me paraqitjen e tre futbollistëve shqiptarë që edhe një herë dëshmuan cilësitë e tyre të larta. Besoj se mundemi edhe më mirë në të ardhmen”, tha Nexhat Shabani, ndihmës seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë.

Serbët: ‘Kosova është zemra Serbisë’

Në ndeshjen e mbrëmshme Maqedoni-Serbi, sikurse në shumë ndeshje sportive fansat e serb, nuk haruan pa e përmendë Kosovën. Para fillimit të takimit, por edhe në kohën e zhvillimit serbët nga tribuna e lindjes brohorisnin “Kosova është zemra e Serbisë”. Ndërsa disa orë para fillimit të ndeshjes, disa tifozë nga Serbia që të hënën paralajmëruan se do të vijnë në Shkup që t’i rrahin shqiptarët, pësuan më rëndë. Por jo vetëm shqiptarët edhe policia maqedonase mbrëmjen e së martës në Shkup, ngreu dorë mbi fansat e Serbisë të cilët provokuan në stadium duke nxjerë flamurin grek.

Serbët shpallosin flamurin e Greqisë

Provokimet e shumta ndërmjet tifozëve, nuk lanë pa përfshirë edhe flamurin e Greqisë, që u shpalos nga tifozët e Serbisë para startit të ndeshjes. Pas reagimit të ashpër të tifozerisë vendase, vjen ndërhyrja e forcave të rendit që futen në tribunën e tifozëve serb, duke u’a rëmbyer flamurin grek. Gjesti i serbëve solli pakënaqësi të tifozët vendas, që fishkëllyen intonimin e hymnit të Serbisë. Kjo ishte hera e parë që në Shkup ndodhte të injorohet hymni i Serbisë. Portale të ndryshme në Maqedoni kanë komentuar këtë incident, duke e cilësuat si provokim të madh, duke ditur raportet mes dy vendeve, ndërsa për këtë shkruanin: “Vëllezërit tanë me flamurin e Greqisë në stadiumin ‘Filipi i Dytë’.”

Maqedonasit flasin shqip

Paraqitja e shkëlqyeshme e futbollistëve shqiptar kundër Serbisë, mirëpo edhe lojërat e mira në kontuinitet të Agim Ibraimit në fanellën e ekipit kombëtar, ka bërë që tifozët maqedonas të flasin shqip. Pas ndeshjes Maqedoni-Serbi, të fituar 1:0 nga Maqedonia me golin e Ibraimit, në faqe të ndryshme internet, por edhe në rrjetet sociale, tifozët maqedonas nuk kanë kursyer lëvdatat në adresë të futbollistëve shqiptar, madje duke shkruar edhe disa fjalë shqip. “Faleminderit Ibraimi’ ishte komenti më i përsëritur nga tifozët maqedonas, mes të cilëve edhe nga grupi i tifozëve të Vardarit ‘Komitët’

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *