Home / Sport / Seria B, njoftim trukimi edhe në Facebook!

Seria B, njoftim trukimi edhe në Facebook!

Ndërsa në Itali bëhen gati për furtunën e radhës rreth manipulimit të rezultateve, duket se “mjeshtërat” e trukimve nuk kanë hequr dorë nga modifikimi i rezultateve. Nga Franca mbërrijnë sinjalet e radhës për një ndeshje të dyshimtë në Itali, ndonëse nuk bëhet fjalë ende për një hetim zyrtar.

Në një postim në Facebook, në një adresë ku jepen këshilla mbi bastet sportive, është deklaruar se ndeshja e Serisë B mes Spezia dhe Livorno do të fitohej nga të parët, edhe pse kishin një rezultat koeficient shumë të lartë.

“Vini bast për Spezia me koeficientin 3.55. Ndeshja është blerë, mafia është bashkëpunëtore”, lexohet në njoftimin e publikuar nga Pronostiquer Pro. Rezultati përfundimtar 5-1 në favor të Spezia lë pak dyshime dhe ndeshja në fjalë duket me të vërtetë një nga ata që kanë rezultate të pabesueshme.

Lajmërimi është vendosur të hënën rreth orës 17:45, vetëm 3 orë para fillimit të sfidës, ndërsa nuk kanë munguar edhe komente të tjera rreth kësaj sfide.

“Livorno ia ka ofruar ndeshjen mafias. Informacioni është tërësisht i sigurt”, shkruhet në këtë njoftim që ka rezultuar i saktë dhe që ka bërë të lumtur të gjithë ata që kanë vendosur të ndjekin këshillën e Pronostiquer Pro.

Tani i mbetet autoriteteve italiane të zbulojnë se sa të vërteta ka pas dhe nëse ashtu siç pretendohet, mafia ka rifilluar të kontrollojë ndeshjet e kampionatit italian.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *