Home / Lajme / Maqedoni / Sërish incidente në autobusa

Sërish incidente në autobusa

5 tetor-
Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, incidenti ka ndodhur në orën 12:30 pas urës “Kombet e Bashkuara” në lagjen Karposh 4 të Shkupit midis dy grupeve.

Tre persona janë lënduar në incidentin i cili ka ndodhur midis dy grupeve në autobusin me numër 22 të Ndërmarrjes publike të qarkullimit – Shkup që lëvizte nga Vollkova drejt Qendrës.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, incidenti ka ndodhur në orën 12:30 pas urës “Kombet e Bashkuara” në lagjen Karposh 4 të Shkupit midis dy grupeve.

Sipas informatave të MPB-së, janë lënduar J.E.(16), V.G.(66) dhe A.M.(23) të cilët janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”.

Sipas dëshmitarëve okularë, grupi maqedonas ka hipur në autobusë nga stacioni i autobësve afër poliklinikës “Gjorçe Petrov”, dhe gjatë udhëtimit ata i kanë provokuar vazhdimisht shqiptarët në autobusë dhe më pas ka ardhur deri të përleshja fizike

Policia arrestoi nëntë persona dhe punon në konfirmimin e pjesëmarrësve dhe motivet për incidentin. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy thika të cilat janë dërguar për ekspertizë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *