Home / Sport / Shkëmbim Sturridge-Walcott?

Shkëmbim Sturridge-Walcott?

Mediat angleze shkruajnë se Chelsea dhe Arsenali janë duke shqyrtuar mundësinë e një marrëveshjeje shkëmbimi në afatin kalimtar të janarit ku do të përfshiheshin sulmuesi Danny Sturridge dhe anësori Theo Walcott.

London Evening Standard bën të ditur se Sturridge dëshiron të largohet nga Chelsea për t’i krijuar vetes më shumë kohë për lojë të rregullt, si dhe për t’u kthyer në skuadrën e përfaqësueses së Anglisë pasi mungoi në kampionatin evropian verën e kaluar.

Liverpooli, si edhe Tottenhami, po ashtu pritet të bëjnë ofertë për shërbimet e tij gjatë verës. Por ekziston mundësia që ai të largohet më herët nga Stamford Bridge, duke u përfshirë në një marrëveshje shkëmbimi me Walcott, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *