Home / Sport / Shkëndija e denjë për titull

Shkëndija e denjë për titull

“Sigurisht që ndjehemi mirë pas një serie të këtillë, e cila ka ngritur atmosferën në maksimum. Për më shumë, ndjejmë se edhe tifozeria jonë është e kënaqur, ndërsa shumë e rëndësishme është porosia që u kemi dërguar gjithë kundërshtarëve, Shkëndija kërkon titullin e kampionit dhe Kupën e Maqedonisë”, u shpreh mesfushori i Shkëndijës, Elmedin Rexhepi.

Shkëndija është hit i vërtetë në Tetovë dhe Maqedoni. S’bahet mend seri e këtillë fitoresh e skuadrës tetovare në konkurencën elitare të futbollit në Maqedoni. Paraprakisht Shkëndija në afat kohor prej shtatë ditëve mundi Teteksin 4:1, fitoi 0:1 transfertën me Bregallnicën në kuadër të Kupës së Maqedonisë, duke siguruar kualifikim në çerekfinale, ndërsa më pas rradha i erdhi Renovës, të cilën ‘kuqezinjtë’ e mundën 3:0. Vetëm një javë më vonë, tjetër paraqitje e shkëlqyeshme e të përzgjedhurve të Artim Shaqirit, para të cilëve dorëzohet kampioni në fuqi dhe lideri aktual Vardari, pranë rezultatit 2:1 edhe pse me pak më shumë fat, vendasit mundeshin të jenë më bindës. Katër ndeshje, katër fitore dhe të katërtat të regjistruar me klas të lartë, përballë kundërshtarëve të papërshtatshëm. “Sigurisht që ndjehemi mirë pas një serie të këtillë, e cila ka ngritur atmosferën në maksimum. Për më shumë, ndjejmë se edhe tifozeria jonë është e kënaqur, ndërsa shumë e rëndësishme është porosia që u kemi dërguar gjithë kundërshtarëve, Shkëndija kërkon titullin e kampionit dhe Kupën e Maqedonisë”, u shpreh mesfushori i Shkëndijës, Elmedin Rexhepi, i cili më pas flet për katër ndeshjet e fituara. “Fundi është i mirë, por besoni se ka qenë shumë e vështirë të kalohet me sukses kjo tempo. Ndoshta në ndonjë moment për publikun është dukur se s’luajmë mirë, por ne vazhdimisht kemi dhënë 100 %. Për më shumë kemi patur shumë mungesa, një virus na ka shkaktuar problem disa futbollistëve, por ja që ne i’a dolëm me sukses, duke bërë një seri që s’bahet mend në një afat kaq të shkurtër kohor”, shtoi ‘Leci’. Tani Shkëndija ka lënë pas ndeshjen me Vardarin dhe vëmendjen e ka kthyer kah 1/4 e Kupës së Maqedonisë, ku të dielën do të përballen me Metalurgun. “Dua vetëm dy fjalë të them për takimin me Vardarin. Një falemenderim i madh për të gjithë të pranishmit në stadium, të cilët ishin forca jonë plotësuese. Mbështetje vendimtare në fitimin e tre pikëve. Sa i përket duelit me Metalurgun, edhe pse ndjehemi të lodhur, ne jemi optimist. Respektojmë kundërshtarin, por ne do kërkojmë fitore sa më bindëse, për të pritur më pas të qetë ndeshjen e kthimit në Shkup. Besojmë se do kemi mbështetjen e publikut tonë të mrekullueshëm dhe në fund së bashku të festojmë një tjetër fitore”, përfundoi numri ‘7’ i Shkëndijës, Elmedin Rexhepi.

Shaqiri dhe ‘Ballistët’ kthejnë në formë Rexhepin

Elmedin Rexhepi vite më parë thuajse vetë ngjiti Teteksin në Ligën e Parë, ndërsa më pas kaloi në rradhët e Shkëndijës. Mirëpo ai asnjëherë nuk pati rastin të luajë disa ndeshje në kontuinitet, pasi trajnerët i jepnin pak hapsira, por gjithsesi ai ka dhënë kontributin e tij te ‘kuqezinjtë’, në mes tjerash nëse kujtojmë golin kundër Pelisterit në Manastir në fitoren 1:0, që solli tre pikë të rëndësishme në sezonin që Shkëndija u shpall kampione. Mirëpo tani gjërat duket se po ndryshojnë, pasi Artim Shaqiri beson te ‘Leci’, ndërsa njëkohësisht edhe ‘Ballistët’ duket se e mbështesin atë. “Sigurisht që më kthehet vetëbesimi, pasi për një futbollist është shumë e rëndësishme që të ketë besimin e tjerëve. Trajneri Shaqiri më ka bërë me dije se ka besim në mua dhe kjo më bën më të fortë. ‘Ballistët’…! Po ata janë tifozeria më e mirë në botë, thjesht fantastik. I falemenderoj për mbështetjen dhe për durimin që kishin atëherë kur unë nuk luaja mirë. Besoni se është shumë vështirë të hysh në formë, kur luan 10-të minuta, pastaj 5-6 ndeshje nuk aktivizohesh fare dhe më pas hyn si titular dhe zëvendësohesh pas pjesës së parë, që ndeshjen e rradhës të kthehesh në pankinë. Plus kësaj një pjesë e publikut sikur mezi presin të gabosh dhe me fishkëllimat e tyre të të ulin moralin në tokë. Mirëpo thash më parë, falemenderoj ‘Ballistët’ për mbështetjen dhe trajnerin që ka besim në mua. E dij se s’kam dhënë sa është pritur nga unë, por besoni se ndjej se po rikthej formën time më të mirë”, deklaroi Elmedin Rexhepi.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *