Home / Sport / Shkëndija e pakënaqur me referimin

Shkëndija e pakënaqur me referimin

“A ka më shumë të komentohet kjo ndeshje, me katastrofën e arbitrit që bëri në këtë duel. Ishte një turp që e prishi futbollin në Maqedoni. Në pjesën e parë kishim tre raste kur referi duhej të akordojë penalti për ne dhe të japë kartona të verdhë kundërshtarit. Mendoj se kjo punë duhet të meret seriozisht, duhet të shihet ndeshja se çka ndodhi. Unë jam i sigurtë dhe besoj se FFM-ja dhe komisioni disiplinorë do marrë parasysh këtë ndeshje, referimin katastrofal të një arbitri që ka amblemën e UEFA-së”, foli me shumë hidhrim trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri.

Ka kaluar një kohë nga ndeshja e të dielës ndërmjet Dritës dhe Shkëndijës, ndërsa impresionet e kësaj përballeje ende janë të freskëta. Dueli u mbyll me barazimin 2:2, edhe pse Shkëndija dominoi takimin, mirëpo në fund u desh të shpëtoi një pikë. Pas disa rasteve të hubura në pjesën e parë dhe fillim të pjesës së dytë, Shkëndija hyri në rrugë të keqe pasi së pari pranoi gol për disavantazh 1:0, ndërsa pak më vonë Mishkovski shkakton penalti dhe ndëshkohet me karton të kuq. Edhe pse pesë minuta para fundit Shkëndija ishte në disavantazh prej dy golave, ndërsa arriti të shpëtojë një pikë, nga tabori i ‘kuqezinjëve’ mbesin të pakënaqur me referimin e treshes së arbitrave në krye me kryesorin Pentar Mantev. “A ka më shumë të komentohet kjo ndeshje, me katastrofën e arbitrit që bëri në këtë duel. Ishte një turp që e prishi futbollin në Maqedoni. Kjo nuk ishte pasqyra e Shkëndijës, që është. Ne nuk luajtëm ështu si duhej të luajmë dhe si që biseduam, por nuk duhej të dalim kështu, të luajmë me 10-të lojtarë dhe të humbim 2:0. Në pjesën e parë kishim tre raste kur referi duhej të akordojë penalti për ne dhe të japë kartona të verdhë kundërshtarit. Lejonte përparësi ndërsa neve na ndëshkonte me kartona të verdhë dhe të kuq dhe penalti për kundërshtarin. Mendoj se kjo punë duhet të meret seriozisht, duhet të shihet ndeshja se çka ndodhi. Unë jam i sigurtë dhe besoj se FFM-ja dhe komisioni disiplinorë do marrë parasysh këtë ndeshje, referimin katastrofal të një arbitri që ka amblemën e UEFA-së”, foli me shumë hidhrim trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri, i cili assesi nuk mund të pajtohej me ‘shfaqen’ e Petar Mantevit. Ndërkohë trajneri i Dritës, Ane Andonovski normal pa ndonjë ankesë më të madhe, shprehi keqardhje për faktin që ekipi i tij lëshoi fitoren në çastet e fundit. “Të gjithë që ishin të pranishëm mundën të shohin se merituam të arkëtojmë tre pike. Në rezultat 2:0, kishim dy-tre raste shënimi, që nuk i realizuam. Megjithatë kështu është futbolli, çdo gabim ndëshkohet. Urime futbollistëve të Dritës për angazhimin dhe për pikën e fituar, si dhe për ekipin mysafir. Ndeshje e mirë, fer dhe korekte nga të dyja palët”, tha Andonovski. Edhe përkundër faktit se lëshuan fitoren në fund të ndeshjes, është normal që nga tabori i Dritës janë të kënaqur me pikën, pasi që para ndeshjes shpresonin të mos pësojnë nga favoriti. Por e kundërta ndodh me Shkëndijën që planifikonte tre pikë nga ky duel. “Pa marrë parasysh rezultatit që doli 2:2 dhe pikës që fituam, nuk jam i kënaqur. Ne erdhëm të marim tre pikë këtu dhe e them se kjo nuk ishte pasqyra e pastërt e Shkëndijës. Mirëpo më vjen mirë që ne treguam karakterin tonë dhe përkundër që ishim me 10-të futbollistë, ndërsa kundërshtari me 11-të dhe plus arbitrat që e ndihmonin, u kthyem në lojë dhe shënuam dy gola”, përfundoi trajneri i ish-kampionëve të vendit, Artim Shaqiri.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *