Home / Sport / Shkëndija mund Sileksin, Drita Metalurgun

Shkëndija mund Sileksin, Drita Metalurgun

“Fitore e vështirë, por e merituar. Ne vërtet shënuam në fund ndoshta edhe me pak fat, por duhet të mos harohet fakti që sulmuam për 90-të minuta, ndërsa gjithë pjesën e dytë luajtëm viktori para portës së Sileksit. Normal fati ndjek ata që e kërkojnë atë dhe ne jemi të kënaqur me tre pikët. Unë jam i lumtur që goli im kësaj rradhe ekipit tim i solli tre pikë, ndërsa njëkohësisht kënaqëm publikun tonë që na përkrahi edhe në momentet kur nuk na ecte mirë”, deklaroi heroi i takimit Shkëndija-Sileksi, Ertan Demiri.

Është dashur të kalojnë 90-të minuta, që Shkëndija me një gol të vonshëm të Ertan Demirit në kohën shtesë të arkëtojë tre pikë të rëndësishme në duelin me Sileksin në kuadër të javës së 11-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. ‘Kuqezinjë’ për 90-të minuta kishin dominim, iniciativë dhe raste, mirëpo realizimi edhe kësaj rradhe nuk ishte në nivel. Pjesën e parë Shkëndija u kanos kryesisht me goditje nga distanca që nuk ishin problem për portën kundërshtare. Pjesa e dytë ishte e tëra në dominim të vendasve, ndërsa Sileksi mbrohej me 10-të futbollistë, ndërsa gjatë gjithë kohës shtriheshin në teren duke tentuar të humbin kohë. Ejupi kishte kansojen e parë në pjesën e dytë, mirëpo portieri mysafir mbron shkëlqyeshëm. Rastet e vendasve radhiteshin si në shiritin filmik, ndërsa miqtë në të gjitha mënyrat arrinin të mbrojnë portën e tyre. Dhe duhej të vijë minuta e fundit e takimit, kur pas goditjes së Eminit, topi i dëbuar nga portieri mysafir arrin te Ertan Demiri, i cili me kërcim akrobatik me gjysmë-gërshërë godet drejt portës, ndërsa topi pasi godet traversën përfundon në rrjetë të Sileksit për gëzim të madh në taborin vendas dhe në mesin e rreth 4 000 spektatorëve të pranishëm në tribuna. “Fitore e vështirë, por e merituar. Ne vërtet shënuam në fund ndoshta edhe me pak fat, por duhet të mos harohet fakti që sulmuam për 90-të minuta, ndërsa gjithë pjesën e dytë luajtëm viktori para portës së Sileksit. Normal fati ndjek ata që e kërkojnë atë dhe ne jemi të kënaqur me tre pikët. Unë jam i lumtur që goli im kësaj rradhe ekipit tim i solli tre pikë, ndërsa njëkohësisht kënaqëm publikun tonë që na përkrahi edhe në momentet kur nuk na ecte mirë”, deklaroi heroi i takimit Shkëndija-Sileksi, Ertan Demiri. Tetovarët me këtë fitore ngjitën në kuotën e 21 pikëve dhe pozicionohen në vendin e dytë së bashku me Vardarin, me një pikë më pak se Horizont Turnova. Drita e Bogovinës ka shënuar fitore të rëndësishme 1-0 në fushë të Metalurgut me golin e vetëm të Ardian Nuhiut në minutën e fundit të pjesës së parë. Në Shkup, sulmuesi kosovar Genc Iseni ka shkëlqyer në fanellën e Rabotnickit, duke shënuar dy gola në fitoren 3-0 përballë Renovës. Iseni shënoi në minutën e 7-të dhe 64, ndërsa në minutën e 28-të Najdovski realizoi për 2-0. Lideri i renditjes Horizont Turnova është ndalur në barazim 1-1 me Pelisterin, ndërsa me të njëjtin rezultat ka përunduar përballja në Shtip, ndërmjet Bregallnicës dhe Vardarit. Napredoku pa shumë problem mundi Teteksin 2-0.

Rezultatet e javës së 11-të:
Shkëndija-Sileksi 1-0,
Metalurgu-Drita 0-1,
Rabotniçki-Renova 3-0,
Bregallnica-Vardari 1-1,
Pelisteri-Horizonti 1-1,
Napredoku-Teteksi 2-0.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *