Home / Lajme / Maqedoni / Shkëndija mundi Vardarin

Shkëndija mundi Vardarin

7 tetor-Në këtë ndeshje tifozët e Shkëndijës kanë pasur përkrahjen e mëse 8 mijë shikuesve, ndërsa atmosfera e krijuar nga Ballistët ka bërë që kjo fitore të jetë edhe më e këndshme për Shkëndijën.

Futbollistët e Shkëndijës së Tetovës, kanë shënuar fitore ndaj kundërshtarit të përbetuar Vardar.

Në minutën e 21, Ejupi shënon për Shkëndijën duke avancuar në rezultat 1-0 për tetovarët. Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e takimit. Në fillim të pjesës së dytë, pikërisht në sulmin e parë të kundërshtarëve akordohet penallti dhe I pagabueshëm është Sjepanoviç nga 11 metërshi dhe rezultati barazohet 1-1.

Krahas kësaj penalltie shumë të diskutueshme, Shkëndija mobizlohet por në një rast futbollistët e Vardarit luajnë me dorë më 16 metërshine tyre, ndërsa kur të gjithë e verëjtën se është penallti, gjyqtari kryesor këtë nuk e vërejti.

Nuk akordoi penallti për Shkëndijën. Megjithatë si duket kjo nuk I demoralizoi ata por I inkurajon futbollistët e Shkëndijës që të sulmojnë më fuqishëm dhe në minutën e 71 Taipi duke tentyar të bëjë një kros megjithatë pa u devijuar topi përfundon në rrjetë dhe Shkëndija kalon në epërsi.

Pas kësaj ekipi vendas pati edhe disa raste tjera shumë të pastra për shënim por nuk arriti të rrisë epërsinë.

Në këtë ndeshje futbollistet e Shkëndijës kanë pasur përkrahjen e mëse 8 mijë shikuesve, ndërsa atmosfera e krijuar nga Ballistët ka bërë që kjo fitore të jetë edhe më e këndshme për Shkëndijën.
Urim Hasipi

Vërejtje:Çdo tekst i huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *