Home / Sport / Shkëndija shpëton një pikë te Drita

Shkëndija shpëton një pikë te Drita

Derbi shqiptar ndërmjet Dritës dhe Shkëndijës është mbyllur me barazimin 2:2 edhe pse të dyja skuadrat në fund mbetën të pakënaqura me rezultatin. Shkëndija sepse kërkonte tre pikë dhe se dominoi takimin, ndërsa Drita për arsye se avansonte 2:0 dhe kishte një futbollistë më shumë. Gjithsesi Shkëndija u duk me fat në minutat shtesë, kur portieri i Dritës, Basnarkov shënoi në portë të vet, për barazim 2:2.

Shkëndija drejt Bogovinës udhëtoi në kërkim të fitores, mirëpo pas 90-të minutave duhet të jetë ekipi më i kënaqur, pasi shpëtoi humbjen në minutat shtesë, kur portieri Basnarkov shënoi në portë të vet. Paraprakisht pas pjesës së parë pa gola, të dominuar nga Shkëndija, në pjesën e dytë gjërat shkuan mirë për Dritën. Fillimisht, Basnarkov ndali disa goditje të Rexhepit dhe Ejupit, ndërsa në anën tjetër këta raste të humbura u ndëshkuar nga vendasit. Osmani bukur assitoi në zonë për Nuhiun, i cili u tregua më i shkathët se Nikov dhe shënoi për 1:0. Nuk kaluan as dy minuta kur Mishkovski së pari gabon në tentimin për të kthyer topin drejt Nikovit, ndërsa më pas sipas arbitrit Manetev shkakton penalti ndaj Stankovskit dhe ndëshkohet me karton të kuq. I saktë nga pika e badhë ishte Mustafi, duke i dhënë Dritës epërsi 2:0. Interesant është fakti se as Nuhiu, e as Mustafi nuk festuan golat e tyre, duke treguar respekt për ish-ekipin dhe tifozerinë e Shkëndijës. ‘Kuqezinjtë’ që kësaj rradhe luanin me fanella të bardha arritën megjithatë të shmangin disfatën, pasi së pari në minutën e 85-të, Taipi shënon për 2:1, ndërsa në kohën shtesë një gabim i madh i Basnarkovit, mundësoi që takimi të mbyllet baraz 2:2.

Renova fiton Bregallnicën

Pas tre disfatave të njëpasnjëshme me rezultat bindës, skuadra e Renovës është rrikthyer të fitojë, duke mundur Bregallnicën e Shtipit, me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë të javës së 10-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni, e zhvilluar të shtunën në Tetovë. Të shtypur nga seria negative nga ndeshjet paraprake, futbollistët e Renovës që në fillim të ndeshjes hynë të orientuar në kërkim të golit të shpejtë, pasi nga kjo ndeshje kërkonin me çdo kusht fitoren. Dhe pas disa tentimeve fillestare, momenti i ndryshimit erdhi në minutën e 7-të, kur Agron Memedi realizoi goditje nga këndi dhe për befasi të të gjithëve topi përfundoi në rrjetë, për epërsi 1:0 të Renovës. U duk se në këtë moment topi u devijua nga mbrojtja e Bregallnicës, por gjithsesi goli mban emrin e Memedit. Pas epërsisë Bregallnica provoi të rrikthehet, mirëpo ishte Renova skuadra që më shumë dominonte në teren dhe krijonte mundësi shënimi, por pa ndryshim deri në fund të pjesës së parë. Fraksioni i dytë solli lojë mesatare, me xhepçishtasit që kërkonin golin e dytë, që do t’u siguronte tre pikët nga ky duel. Pas disa mundësive të humbura dhe në anën tjetër ca kanosje të passuksesshme të Bregallnicës, fati i takimit u vendos 15-të minuta para fundit, kur Bajrami ishte në depërtim, Jançevski kishte kontakt të vogël me topin, duke i assistuar Bajramit, ndërsa ky i fundit me qetësi përcolli topin në rrjetë, për epërsi 2:0. Deri në fund të ndeshjes Renova pati mundësi të deklasojë kundërshtarin, mirëpo portieri mysafir çuditshëm ndali goditjen e të riut Hasani, ndërsa në anën tjetër edhe Bregallnica kishte dy kanosje, por në të dyja rastet Suat Zendeli ishte i sigurtë në portë dhe nuk lejoi kapitulim. “Mendoj se e merituam fitoren dhe tre pikët nga ky duel. Javën e fundit kemi punuar shumë në aspektin psiqik me futbollistët, pasi pas disa dështimeve të njëpasnjëshme, ndjeheshte një tremë për këtë takim. Ishte momenti i fundit që ne të ndryshojmë diçka në lojën tonë dhe më vjen mirë që kjo dha rezultat. Normal përsëri kishte gabime, por do të tentojmë që të njëjtat ti eliminojmë për ndeshjet e ardshme, ndërsa tani mbeten të rëndësishme tre pikët nga ky duel. Uroj futbollistët për lojën e treguar dhe fitoren e merituar”, deklaroi pas ndeshjes me Bregallnicën, trajneri i Renovës, Qatip Osmani. Për Renovën kjo ishte fitorja e katërt në kampionat dhe me 14-të pikë të tubuara ngjitet në mesin e renditjes tabelare. Xhiron e ardhshme, xhepçishtasit do të jenë mysafirë të Rabotniçkit në Shkup.

Në ndeshjet tjera, Vardari është ndalur baraz 1:1 me Metalurgun, me të njëtin rezultat është mbyllur sfida Teteksi-Rabotniçki, Horizonti 1:0 ka mundur Napredokun, ndërsa fitore 2:0 shënoi Sileksi përballë Pelisterit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *