Home / Sport / Shkëndija vazhdon të ‘mjelë’

Shkëndija vazhdon të ‘mjelë’

“Unë jam tani më tre vite te Shkëndija, duke qenë pjesë e sukseseve më të mëdha në historikun e kësaj skuadre. Mirëpo të them të drejtën edhe unë s’mbaj mend seri të këtillë fitoresh edhe atë në ndeshje derbi. Ekipi është përgjigjur mirë me të gjitha sfidat që na kishim përpara dhe rezultatet janë evidente. Mbetet të vazhdojmë me këtë rritëm edhe pse e dijmë se do të jetë e vështirë, pasi tani më kundërshtarët mobilizohen dyfish për ndeshjet me Shkëndijën”, komentoi serinë e ‘kuqezinjëve’, mbrojtësi shkupjan Sedat Berisha.

Tetova jeton për Shkëndijën dhe Shkëndija fiton për Tetovën. S’mbahet mend një seri e këtillë e ‘kuqezinjëve’ në kategorinë elitare në Maqedoni. Pesë ndeshje derbi dhe pesë fitore të njëpasnjëshme, e pa realizuar më parë nga Shkëndija, përfshi këtu edhe vitin që u bënë kampion dy sezone më parë, kur më shumë kishin arritur të rradhisin katër triumfe të njëpasnjëshme. Mirëpo tani gjërat janë ndryshe dhe nëse vazhdojnë me këtë rritëm, vështirë se dikush do të mund të ndalë Shkëndijën në luftën për titullin e dyfishtë. “Unë jam tani më tre vite te Shkëndija, duke qenë pjesë e sukseseve më të mëdha në historikun e kësaj skuadre. Mirëpo të them të drejtën edhe unë s’mbaj mend seri të këtillë fitoresh edhe atë në ndeshje derbi. Ekipi është përgjigjur mirë me të gjitha sfidat që na kishim përpara dhe rezultatet janë evidente. Mbetet të vazhdojmë me këtë rritëm edhe pse e dijmë se do të jetë e vështirë, pasi tani më kundërshtarët mobilizohen dyfish për ndeshjet me Shkëndijën”, komentoi serinë e ‘kuqezinjëve’, mbrojtësi shkupjan Sedat Berisha, duke folur në vazhdim për ndeshjen e fundit me Metalurgun. “Ndoshta ishte pritur një fitore më bindëse, por nëse jemi real dhe shikojmë ndodhitë në fushë, ky ishte maksimumi. Ne luajtëm më dobët se ndeshjet paraprake dhe kjo për shkak të lodhjes së madhe që ndjen ekipi pas serisë së vështirë të derbive. Noshta edhe u dëmtuam për një penalti të padhënë, mirëpo e them se në përgjithsi rezultati është real. Gjithsesi se besojmë të eliminojmë Metalurgun dhe të avansojmë në gjysmëfinale”, shtoi Berisha, i cili së bashku me Mishkovskin kanë formuar tandem të shkëlqyeshëm në mbrojtjen e Shkëndijës, që pesë takimet e fundit ka ‘mjelur’ Teteksin, Bregallnicën, Renovën, Vardarin dhe Metalurgun. Tani i pret transferta me Dritën, ku ‘kuqezinjtë’ presin suksesin e rradhës. “S’ka dyshim se shkojmë në fitore. Respektojmë Dritën si ekip të ri në Ligën e Parë, por që ka krijuar skuadër cilësore me futbollistë të dëshmuar. Mendoj se tereni në Bogovinë është pak sa specifik dhe ndoshta do të na krijojë vështirësi për të treguar lojën tonë, mirëpo ne mendojmë vetëm për tre pikë të reja dhe vazhdim të serisë së rezultateve pozitive”, përfundoi Sedat Berisha.

Ejupi shënon 5 ndeshje me rradhë

Nuk është vetëm skuadra e Shkëndijës në seri të jashtëzakonshme prej pesë fitoreve, por bashkë me ekipin edhe sulmuesi shkupjan Muzafer Ejupi gëzon formë të shkëlqyeshme. Ejupi në pesë takimet e fundit të Shkëndijës ka realizuar 6-të gola, duke shënuar të paktën nga një gol në secilën ndeshje. ‘Muzo’ shënon si asnjëherë më parë në karrierën e tij, por edhe Shkëndija ka kohë që nuk ka patur në rradhët e saj një futbollist që ka realizuar në disa ndeshje të njëpasnjëshme. “Unë vetëm bëj punën time, ndërsa kuptohet që jam i kënaqur që gjërat rrjedhin mirë. Normal, për këtë efikasitet merita të mëdha shkojnë në adresë të bashkëlojtarëve, që më shërbejnë para portës kundërshtare. Shpresoj të vazhdoj të shënoj edhe në ndeshjet e rradhës, edhe pse do të isha pajtuar edhe mos të realizoj gol, vetëm që Shkëndija të vazhdojë të fitojë”, shprehet Muzafer Ejupi, i cili shënon pesë ndeshje me rradhë, duke realizuar dy herë kundër Teteksit, ndërsa nga një gol solli me Bregallnicën, Renovën, Vardarin dhe Metalurgun.

Rekuperohen Emini dhe Useini

Përveç serisë prej pesë fitoresh, trajneri i Shkëndijës Artim Shaqiri duhet të jetë i kënaqur që ngadalë kompleton ekipin dhe mund të llogarisë thuajse në të gjithë futbollistët. Dy kapitenët Izair Emini dhe Muhamet Useini mbetën të lënduar pas ndeshjes me Bregallnicën, mirëpo tani më duket se janë rekuperuar dhe të gatshëm presin ndeshjet e rradhës. Sigurisht ky fakt, sjell kokëdhembje të ëmbëla për trajnerin Shaqiri, i cili do të ketë shumë ‘problem’ për të vendosur kuj t’i japë besimin për të startuar në ndeshjet e rradhës, kur dihet se Nexhipi, Pollozhani, Demiri, Alii, Selmani, Rexhepi dhe Taipi janë në formë shumë të mirë, ndërsa Emini dhe Useini sigurisht do kërkojnë rasitn e tyre për t’u rrikthyer si titullarë dhe për të konfirmuar pozitat e tyre në formacion.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *