Home / Lajme / Maqedoni / Shkolla e mesme në Tearcë në staus-quo

Shkolla e mesme në Tearcë në staus-quo

Atë të cilën e ka premtuar kryeministri për shkollë të mesme në komunën e Tearcës ka mbetur në status – quo, sepse nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret. Ne kemi tentuar dhe jemi munduar por këtu luajnë rol edhe shumë faktorë të tjerë si për shembull, rënia e numrit të nxënësvevit vit pas viti si dhe mos pasja e efektit të shkollës së mesme në komunat rurael, ashtu siç kanë efekt në ato urbane thotë kryetari i komunës së Tearcës Isen Asani.

Urim HASIPI
Tetovë, -Hapja e katër paraleleve të shkollës së mesme në Tearcë ka ngelur vetëm një premtim që vështirë se do të realizohet. Nxënës të nëntë fshatrave të komunës së Tearcës të cilët ndjekin mësimin në shkollat fillore pas përfundimit të tyre vijojnë në shkollat e mesme të Tetovës. Në Tearcë shumë gjenerata para viteve të 90-ta u shkolluan në paralalet e Gjimnazit të Tetovës të cilët ishin hapur në këtë komunë.Pas viteve të 90-ta asnjë iniciativë nuk erdhi që sërish këto paralele të funskiojnë por premtimi që dy paralele të Gjimnazit dhe ekonomikes të hapen edhe në këtë komunë erdhi nga ana e kryeministrit Nikolla Gruevski i cili tha se infrastrukturë ekziston dhe duhet vetëm të kalohen procedurat. Dy vitet e para arsyetimi për mos fillimin e kësaj shkolle të mesme ishte për shkak të krizës ekonomike dhe shkurtimit të buxhetit nuk do të mund të themelohej shkollë e mesme ekonomike në komunën e Tearcës. Kryetari i kësaj komune thotë se kërkesa tashmë është dorëzuar në ministrinë e arsimit për hapjen e dy paraleleve të gjimnazit dhe dy paraleleve të shkollës së mesme ekonomike. Por sipas tij, fillimisht duhet të bëhet edhe riparimi i objektit ku më parë ka qenë shkolla e mesme por pa pasur vendim qeveritar nuk mund të bëhen riparime. Në anën tjetër sa i përket riparimit të objektit komuna ka konkuruar me projekt në disa organizata ndërkombëtare.” Duhet të bëhet shtrimi i dyshemesë, lyerja e mureve, pajisja me orendi dhe materiale të tjera si dhe rregullimi i çatisë së objektit, instalimi i nxehjes qendrore etj. Në përgjithësi për rregullimin e objektit të shkollës së mesme nevojiten afër 200 mijë euro”, deklaroi Isen Asani, kryetarë i komunës së Tearcës. Sipas tij, situata është status-quo për sa i përket shkollës së mesme. Asani arsyetohet se në këtë drejtim luajnë rol edhe faktorë të tjerë. “Atë të cilën e ka premtuar kryeministri për shkollë të mesme në komunën e Tearcës ka mbetur në status – quo, sepse nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret. Ne kemi tentuar dhe jemi munduar por këtu luajnë rol edhe shumë faktorë të tjerë si për shembull, rënia e numrit të nxënësvevit vit pas viti si dhe mos pasja e efektit të shkollës së mesme në komunat rurael, ashtu siç kanë efekt në ato urbane”, shprehet Asani.Nga ana tjetër në planet e qeverisë për vitin e ardhshëm për hapje të shkollave të të mesme komuna e Tearcës nuk figuron në listë ndërsa janë duke u bërë përgatitjet për shkollat e mesme në Saraj dhe Haraqinë

“Hapja e shkollave të mesme në vendbanimet rurale është një ndër prioritet e qeverisë përkatësisht Ministrisë së Arsimit dhe në ato komuna ku numri i nxënësve është i madh ofrojmë që nxënësit të mundet afër vendbanimit të kryejnë edhe shkollën e mesme. Në këtë drejtim MASH bën përgatitjet për ndërtimin e shkollave të mesme në Saraj dhe Haraqinë dhe ku do të paraqitet nevoja në bazë të analizave do të hapim shkolla edhe në komunat rurale”, tha zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha. Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës theksojnë se do të realziohen takime lidhur me këtë çështje por pa precizuar se a është në plan themelimi i shkollës së mesme në Tearcë. “Ne kemi në plan që të dalim edhe të realizojmë takim me qytetarët dhe autoritetet e komunës për këtë punë që të njihemi më detajisht. Normalisht që e kemi parasysh edhe Tearcën edhe komunat e tjera dhe jemi në vijim e sipër të rumbullaksimit të nevojave sa i përket kërkesave të komunave për shkolla të mesme” thotë Safet Neziri zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës. Në këtë komunë pohojnë se hapja e paraleleve të shkollës së mesme në Tearcë do të ishte në të mirë të gjithë fshatrave që gravitojnë sepse tash nxënësit udhëtojnë më shumë se 9 kilometra për të shkuar deri në Tetovë dhe kryesisht do të minimizoheshin harxhimet e transportit. Ndryshe, paralalet e shtrira të gjimnazit të Tetovës në Tearcë kanë funksionuar deri në vitin 1988 por pavarsimit të Maqedonisë, këto paralele u mbyllën. TV KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *