Home / Lajme / Maqedoni / Shkollë e re në Leshnicë të Epërme

Shkollë e re në Leshnicë të Epërme

24 tetor-Para këtij objektit kemi pasur një objekt tjetër i cili gjithçka mund të quhej por jo vetëm shkollë. Qëllimi për ndërtimin e shkollës së re ka qenë human që nxënësve t`ju ndërtohet objekt shkollor, që të edukohen dhe ti shërbejnë popullit në të ardhmen. Pas 60 vitesh arritëm që të krijojmë kushte më të mira të shkollimin e nxënësve. Në këtë godinë shkollore me sipërfaqe 210 metra katrorë do të mësojnë 20 nxëëns në katër paralele të kombinuara nga klasa e parë në të tetën në dy ndrime tha drejtori Demiri, i cili shtoi se ndërtimi i ujësjellësit në këtë shkollë do të realizohet shpejtë

Është përuruar objekti i ri shkollor”Luigj Gurakuqi” në fshatin Leshnicë e Epërme në komunën e Zhelinës. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë, Zëvendësministri i Arsimit Safet Neziri, zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi dhe përfaqësues të tjerë të autoriteteve lokale dhe atyre shtetërore.Me këtë rast zëvendëskryeministri Musa Xhafari, tha se mbetet prioritet investimi në arsim, sepse në këto objekte do të edukohen dhe arsimohen brezat e ardhshëm. Ministri i Arsimit tha se me ndërtimin e kësaj godine shkollore janë krijuar kushte optimale për mësim. “Është arritur lëshimi i një objekti të ri, një godine të re shkollore në Leshnicë të Epërme të komunës së Zhelinës me të cilën në bashkëpjesëmarrje me komunën e Zhelinës normalisht ministria e arsimit ka investuar 2 milion e 500 mijë denar, pra 70 përqind e mjeteve janë siguruar nga ministria e arsimit. U krijuan kushte optimale që nxënësit edhe të këtij vendbanimi kodrinoro- malor të komunës së Zhelinës tu mundësojmë kushte normale dhe optimale që të mund të zhvillohet procesi edukativo arsimor sikurse bashkë moshatarët e tyre që mësojnë vendbanimet urbane”, theksoi Safet Neziri, zëvendësministër i arsimi. Kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi, tha se kjo tregon se infrastruktura e objekteve në arsimi është marrë me seriozisht nga komuna. “Vendosëm që shkollën ta bëjmë dhe me këtë edhe njëherë të dëshmojmë se prioritet e kemi procesin edukativo- arsimor, arsimimin e nxënësve qoftë edhe për një nxënës. Numri i nxënësve është i vogël është 20 ndërsa ndonjëherë 30 dhe mundohemi që tu krijojmë kushte që këto nxënës të ndjekin procesin edukativo arsimor, të ndjekin mësimin në vendbanimin e tyre”, tha Fatmir Izairi, kryetar i komunës së Zhelinës. Ndërsa Ruhi Demiri Drejtori i Shkollës qendrore, “Luigj Gurakuqi, në Zhelinë, është I kënaqur me këtë investim. “Para këtij objektit kemi pasur një objekt tjetër i cili gjithçka mund të quhej por jo vetëm shkollë. Qëllimi për ndërtimin e shkollës së re ka qenë human që nxënësve t`ju ndërtohet objekt shkollor, që të edukohen dhe ti shërbejnë popullit në të ardhmen. Pas 60 vitesh arritëm që të krijojmë kushte më të mira të shkollimin e nxënësve. Në këtë godinë shkollore me sipërfaqe 210 metra katrorë do të mësojnë 20 nxëëns në katër paralele të kombinuara nga klasa e parë në të tetën në dy ndrime tha drejtori Demiri, i cili shtoi se ndërtimi i ujësjellësit në këtë shkollë do të realizohet shpejtë. Ndërkaq, në fshatin kapazhdoll poashtu të komunës së Zhelinës është vendosur gurrëthemeli për ndërtimin e shkollës së re. “Nxënësit mësonin në kushte mizore, kurse vinte sezoni dimëror ishte në rrezik jeta e tyre. 1, 5 kilometra kanë udhëtuar nxënësit nga klasa e pestë e më lartë duke shkuar në shkollën qendrore. Shkolla e re kap një sipërfaqe prej 400 metra katrorë që do të ploëtsojë normat për zhvillim arsimor, ku do të ketë 5 klasa, një zyrë për arsimtarët, dy kabinete, nyje sanitare dhe do të plotësojë kushtet për zhvillimin e mësimit si në nëntëvjeçare. Do të mësojnë në vendlindjen e tyre”, tha Nuredin Ismaili, drejtor i shkollës fillore qendrore Pashko vasa në Grupçin. Fatmir Izairi, kryetarë i komunës së Zhelinës, tha se ky nuk ka qenë premtim parazgjedhor por duke parë nevojën imanente të këtij fshati për shkollë më të mirë, arritëm që përmes Ministrisë së Arsimit të fillojmë ndërtimin e shkollës së re në këtë fshat. Zëvendësministri i arsimit, Safet Neziri, tha se në bashkëpunim me kryetarin e komunës i është dhënë edhe rajonit të Dërvenit. “Është një perceptim se investohet në vendet urbane por ne jemi të përcaktuar që edhe në vendet malore të krijojmë kushte arsimore, sepse edhe këta fëmijë kanë nevojë të shkollohe dhe edukohen, obligimi jonë është atje ku ka fëmijë të ndërtojmë shkolla që në të ardhmen do të jetë bartës të proceseve në shoqëri”, tha Neziri gjatë fjalimit në vendosjen e gurëthemelit të shkollës në fshatin Kapazhdoll.Në gusht të vitit 2013 duhet të përfundojnë tre shkollat në këtë komunë, siç janë shkolla në Merovë, Novo Sellë dhe në Kapazhdoll.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *