Home / Lajme / Maqedoni / Shkup:Zbulohet shtatorja e Hasan Prishtinës

Shkup:Zbulohet shtatorja e Hasan Prishtinës

15 shtator-“Udhëkryqi i veprimtarive të Hasan Perishtinës ishte Shkupi. Sot Shqipëria është anëtare e NATO-s, Kosova është shtet i pavarur, ndërsa pjesë tjetër i mbetet klasave politike se si do ta trajtojnë bashkimin dhe interesat e kombit në të ardhmen. Urime Hasan Prishtina për jetë e mot në qendër të Shkupit”, tha Mehmet Prishtina.

Shtatorja e veprimtarit të madh kombëtar Hasan Prishtina, sot u zbulua edhe në sheshin “Skenderbeu” në Shkup. Në këtë eveniment morë pjesë shumë funksionarë të lartë nga vendi, Kosova dhe Shqipëria, ndërsa fjalime mbajtën kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, familjari i veprimtarit Hasan Prishtina, Mehmet Prishtina dhe kryetari i komunës së Preshevës, Rahmi Mustafa.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij deklaroi se Hasan Prishtina ka merituar të ndodhet në qendër të Shkupit, pasi prej aty i ka filluar projektet në interes të popullit shqiptar.

“Të nderuar, Hasan Prishtina i madh është në Tiranë, Hasan Prishtina i madh është në Prishtinë, por Hasan Prishtina më i madh është në Shkup, sepse këtu Ai bëri projektet, Ai këtu punoi, frymëzoi dhe brumosi luftëtarë e luftëtarë për t’i dalë zot vendit, për t’i dalë zot vatanit”, tha Ahmeti.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, tha se Shkupi, nuk do të ishte ky që është sot, pa Hasan Prishtinën, prandaj e meriton që të qëndrojë vetëm disa metra pranë heroit më të madh kombëtar, Skenderbeut.

“Kam kënaqësinë e veçantë që brenda viteve sa jam në krye të Çairit, t’u drejtohem për herë të dytë nga sheshi i njëjtë, për arsyen e njëjtë. Para disa kohësh, po në këtë shesh ne inauguruam shtatoren e e Skënderbeut, ndërsa ne sot jemi këtu që këtij heroi të madh, t’ia shtojmë edhe një shtatore po aq të madhe, duke mos e lënë atë të vetmuar. Bashkë me familjarët e Hasan Prishtinës sot po bëhemi arkitektë të drejtpërdrejtë të shqiptarisë në Shkup. Siç u konstatua nga studiuesit e konferencës shkencore të organizuar nga Instituti i Trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve në Maqedoni, shqiptarëia nuk do të ishte kështu siç është sot pa Hasan Prishtinën, përkthyer në fjalorin tonë, as Shkupi nuk do të ishte ky që është sot pa Hasan Prishtinën”, tha Mexhiti.

Pinjolli i familjes së Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina, nga foltorja fillimisht falënderoi të gjithë ata që ndihmuan vendosjen e Shtatores së Hasan Prishtinës në Shkup, si Komunën e Çairit dhe Institutin për trashëgimi kulturore të shqiptarëve dhe shtoi së Shkupi ka qenë udhëkryqi i të gjitha veprimtarive kombëtare të Hasan Prishtinës.

“Udhëkryqi i veprimtarive të Hasan Perishtinës ishte Shkupi. Sot Shqipëria është anëtare e NATO-s, Kosova është shtet i pavarur, ndërsa pjesë tjetër i mbetet klasave politike se si do ta trajtojnë bashkimin dhe interesat e kombit në të ardhmen. Urime Hasan Prishtina për jetë e mot në qendër të Shkupit”, tha Mehmet Prishtina.

Me këtë rast fjalim mbajti edhe kryetari i Komunës së Preshevës, Rahmi Mustafa, i cili çmoi veprat e Hasan Prishtinës, por edhe vendosjen e shtatores së tij në Shkup.

Përmendorja e Hasan Prishtinës e derdhur në bronz dhe me një lartësi prej tre metrave është vepër e skulptorit Artan Peqini. Tërë projekti është me vlerë prej 72 mijë euro, ndërsa është donacion i Mehmet Prishtinës. Para një viti, shtatorja e Hasan Prishtinës u ngrit edhe në Prishtinë, ndërsa në nëntor do të vendoset edhe në Tiranë.

Ndryshe, dje në organizim të Institutit për trashëgimi kulturore të shqiptarëve është mbajtur edhe konferenca shkencore “Veprimtaria atdhetare te Hasan Prishtinës”, ku me referate u paraqitën studiues nga Shkupi, Prishtina dhe Tirana

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *