Home / Lajme / Botë / Shqiptarët në SHBA në ankth nga uragani Sandy

Shqiptarët në SHBA në ankth nga uragani Sandy

Siç informon korrespodenti i INA-s nga Nju Jorku, situata mbetet e jashtëzakonshme dhe shqetësuese në zonën përreth bregut lindor, ndërsa janë të rrezikuara lagjet e skajshme në Nju Jork dhe Nju Xhersi. Një pjesë e madhe e familjeve dhe bizneseve nga zona e njohur Manhattan janë evakuuar dhe janë të strehuar.

Shqiptarët në Nju Jork dhe Nju Xhersi po përjetojnë uraganin e fuqishëm Sandy dhe se deri pjesa më e madhe e tyre janë jashtë rrezikut dhe nuk kanë rezultuar viktima.

Ekskluzive për INA nga korrespodenti në Nju Jork Beqir Sina

Siç informon korrespodenti i INA-s nga Nju Jorku, situata mbetet e jashtëzakonshme dhe shqetësuese në zonën përreth bregut lindor, ndërsa janë të rrezikuara lagjet e skajshme në Nju Jork dhe Nju Xhersi. Një pjesë e madhe e familjeve dhe bizneseve nga zona e njohur Manhattan janë evakuuar dhe janë të strehuar.

“Ne jemi në zonat e strehimit dhe një pjesë nëpër shtëpi, por deri tani nuk ka ndonjë informacion për viktima dhe dëme. Shpresojmë të kalojë kjo stuhi dhe të mos ndodhë më. Ne jemi në një ferr të vërtetë dhe po i lutemi Zotit, për të kaluar sa më shpejt”, ka thënë Anton. M, një banorë i komunitetit në Bronks.

Por, ajo që ka pushtuar disa nga mediat amerikane dhe ato shqiptare, është një fotografi e publikuar, ku një person shihet me flamurin kombëtar, duke pritur stuhinë Sandy në një nga zonat e Nju Jorkut.

Për të shfaqur solidarizimin me përpjekjet e SHBA në ballafaqim me këtë fatkeqësi natyrore, kjo foto e me flamurin kombëtar shqiptar, ka bërë xhiron e vet nëpër Facebook.

Nga Uragani Sandy pritet që më së keqi të përfundojnë banorët në zonën e Manhattan në Nju Jork, Atlantic City dhe Nju Xhersi. (INA)

08:14 – Deri në këto momente raportohet për 16 viktima dhe mbi 60 milion amerikanë po përballen me uraganin më të fuqishëm Sandy, që ka goditur SHBA-të. Nga informacionet e fundit për shkak të fuqisë dhe shpejtësisë së uraganit janë evakuuar dy spitale në Manhattan të Nju Jorkut. Pa energji elektrike kanë mbetur 6,5 milion banorë të Nju Jorkut. Stuhia Sandy deri tani po lëviz me shpejtësi prej 136 km/h.

Në faqen Instagram është lajmëruar një foto ku shihet një peshkaqen duke notuar në ujrat që kanë vërshuar lagje të banuara të Nju Xhersi.

Deri tani raportohet për 16 viktima që kanë humbur jetën nga stuhia vdekjeprurëse në Nju Jork, Maryland, Pennsylvania, Connecticut. Sipas Huffington Post, në Karraibet deri tani jetën e kanë humbur 69 veta.

Niveli i ujit në Manhattanin e poshtëm ka arritur deri në 4 metra, që është 1 metër më shumë se nga vërshimet e uraganit të vitit 1960, raporton CNN.
ragani Sandy në mesnatë sipas orës tonë, u shëndërrua në një stuhu postropikale dhe se ai vlerësohet nga meteorologët akoma me fuqinë e një uragani, por ka humbur karakteristikat e tjera të stuhisë tropikale.

Megjithatë, Sandy është në rrugën për tu përplasur me frontin e ftohtë të erërave nga perëndimi dhe për t`u shëndërruar në një super stuhi dhe një hibrid mostruoz që do të sjellë reshje të shiut dhe borë.

Orët e ardhshme ky uragan vlerësohet të jetë kritik. Në Nju Xhersi në mënyrë rapide po rritet niveli i ujit, raporton CNN, sidomos në Atlantic City, i cili ka qenë vendi i parë i goditur nga stuhia.

“Kjo stuhi është nga ferri, dhe ne për këtë do t`i rrëfejmë nipave tanë”, ka theksuar fizikanti i njohur amerikan Michio Kaku, në emisionin e Christiane Amanpour në CNN. Sipas tij, ky është uragani i shekullit, sepse bëhet fjalë për viktima të shumta dhe jetëra njerëzish që do të pësojnë. “Njerëzit duhet ta marrin me seriozitet këtë”, ka theksuar Kaku.
Guvernatori i Nju Xhersi, Chris Christie në një konferencë me gazetarët ka ftuar qytetarët që ti përmbahen rregullave të evakuimit dhe sigurimit.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg deklaroi se problemi kryesor janë vërshimet që kanë përfshirë kryeqendrën dhe rretinën si dhe humbja e energjisë elektrike. Ai ka thënë se në Nju Jork ka kaluar ferri i madh që ka mund të jetë më fatal, por sërish ka ftuar qytetarët që ti përmbahen rregullave të strehimit dhe evakuimit

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *