Home / Lajme / Maqedoni / Shtigëlmaer: Vendosja e vizave nuk është zgjidhje

Shtigëlmaer: Vendosja e vizave nuk është zgjidhje

18 tetor-“Rreziku ekziston sepse kësaj radhe Gjermania është e kapluar me problemin. Atje në shtator ka pasur 4.000 denoncime për azil nga qytetarë nga Maqedonia dhe nga Serbia, e ajo është shifër e madhe. Në gjithë vitin e kaluar ka pasur 8.000… Do të thotë, Gjermania dëshiron të reagojë vetëm se vendosja e sërishme e vizave nuk është zgjidhje”, deklaroi Stugëlmaer.

Analistja e Nismës evropiane për stabilitet, Aleksandra Shtigëlmaer deklaroi se problemi nuk është në azilantët e rremë por në volitshmëritë që disa shtete i japin gjatë procesit të azil-kërkimit dhe se vendosja e sërishme e regjimit të vizave nuk është zgjidhje.

KE-ja pohoi se ka marrë letra nga disa anëtare për shkak të numrit të rritur të kërkesave për azil nga Ballkani Perëndimor.

Duke treguar se bëhet fjalë për numër më të madh të persoave nga Serbia dhe Maqedonia, në bisedën për Zërin e Amerikës, ajo pohoi se problemi është në proceduart e gjata në disa shtete evropiane dhe volitshmëritë që i japin në të gjithat gjatë dimrit duan kulm mbi kokë, ushqim, kujdes shëndetësor dhe ndihmë të pështatshme financiare. Më shumë se 14.000 nga ata të cilat kryesisht vijnë nga Maqedonia dhe Serbia në shtetet evropiane vetëm në tetë muajt e fundit është shqetësues numri për vendet evropiane, por problemi duhet të zgjidhet në Evropë, konsideron ajo.

“Rreziku ekziston sepse kësaj radhe Gjermania është e kapluar me problemin. Atje në shtator ka pasur 4.000 denoncime për azil nga qytetarë nga Maqedonia dhe nga Serbia, e ajo është shifër e madhe. Në gjithë vitin e kaluar ka pasur 8.000… Do të thotë, Gjermania dëshiron të reagojë vetëm se vendosja e sërishme e vizave nuk është zgjidhje”, deklaroi Stugëlmaer.

Në pyetjen sa qeveritë e Ballkanit Perëndimor, sidomos në Maqedoni dhe Serbi duhet të punojnë që të zvogëlohet vala e azilantëve ajo thotë: KE-ja kërkon aksion prej tyre, por ato shumë pak mund të bëjnë. Komisioni kërkon fushata informative, por njerëzit nuk duan të dëgjojnë se nuk do të marrin azil në Gjermani ose në cilindo vend tjetër në BE. Për ata është me rëndësi që të kalojnë disa muaj në vend të sigurt dhe të ngrohtë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *