Home / Sport / Spektakël golash

Spektakël golash

Një ndeshje e jashtëzakonshme me shumë gola është zhvilluar të shtunën mbrëma në Estadio Municipal de Riazor. Takimi ndërmjet Deportivo La Corunas dhe Barcelonës ka përfunduar me rezultat 4-5.

Mysafirët e filluan furishëm takimin duke shënuar që në minutën e tretë me anë të Jordi Albas. Asistimi ishte i Cesc Fabregas.

Disa minuta më pas (8’), Lionel Messi dërgoi një pasim drejt Cristian Tellos dhe 21-vjeçari e dyfishoi epërsinë. Superargjentinasi mori një top nga Fabregas për të lëshuar një goditje të pandalshme drejt rrjetit kundërshtar (18’).

Ndërhyrjen e Mascheranos në dëm të Pizzit, arbitri e ndëshkoi me penalti dhe i njëjti futbollist e konvertoi në gol (26’). Goli i dytë i vendasve erdhi nga Alex Bergantinos, i cili shënoi falë gabimit të portierit Valdes (37’).

Në minutat e fundit të pjesës së parë (43’), Cesc pasoi për mrekulli te Leo Messi, i cili me të djathtën shënoi golin e katërt për Blaugranët.

Fillimi i pjesës së dytë ishte në favor të Deportivos. Fillimisht, Pizzi shënoi golin e tretë për ekipin vendas (47’), ndërsa më pas Javier Mascherano u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (49’).

Futbollisti që mban epitetin e më të mirit në botë kompletoi het-trikun e tij në minutën 77-të edhe pse ekipi mysafir luante me një lojtar më pak në fushë.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Jordi Alba (79’), i cili kësaj radhe shënoi në portën e vet.

Barcelona vazhdon kryesimin në La Liga me 22 pikë pas tetë xhirosh. Atletico Madridi gjendet në vend të dytë me tri pikë më pak, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërkohë, Real Madridi vazhdon të qëndrojë tetë pikë prapa liderit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *