Home / Lajme / Maqedoni / Stavreski: Dyqind e pesëdhjetë milionë dollarë të paralajmruara do ‘i mbulojnë të gjitha nevojat boxhetore dhe pagesën e obligimeve vitin e ardhshëm

Stavreski: Dyqind e pesëdhjetë milionë dollarë të paralajmruara do ‘i mbulojnë të gjitha nevojat boxhetore dhe pagesën e obligimeve vitin e ardhshëm

17 tetor-“Maqedonia, edhe me këto mjete që do t’i marrim nga Banka botërore, mbetet vend me borxh të ulët, mes pesë me borxhe ,më të ulta në Evropë, pasi në të njëjtën kohë paguajmë kredi dhe paguajmë obligime edhe për huazim në vend dhe jashtë vendit”, theksoi Stavreski.

Buxheti dhe nevojat buxhetore, si dhe pagesa e obligimeve për vitin e ardhshëm janë siguruar tërësisht me mjetet e paralajmëruara nga Banka Botërore dhe kreditorë tjerë.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavreski sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, i cili potencoi se me huazimin e ri, Maqedonia do të mbetet edhe më tej vend me borxh të ulët.

“Me Bankën Botërore kemi arritur marrëveshje për dy aranzhmane. Njëri ka të bëjë me përkrahje buxhetore me vlerë prej 50 milionë dollarë amerikanë për reforma, të cilat do të kontribuojnë për konkurrencë të ekonomisë së Maqedonisë dhe aranzhmani i dytë ështëgaranca e Bankës botërore për politikat ekonomike që i udhëheq vendi dhe reformat që i zbaton në pjesën e më shumë sektorëve. Me këtë garancë, Maqedonia do të paraqitet në tregun e kapitalit te bankat afariste që të kërkojë mjete financiare me vlerë prej 200 deri 250 milionë euro. Sa do të jenë saktë varet nga kushtet dhe oferta që do ta marrim nga bankat”, tha Stavreski, duke shtuar se në këtë mënyrë do të përmirësohet likuiditeti i ekonomisë.

Ai potencoi se me këtë huazim, Maqedonia nuk do të bëhet vend me huazim të rrezikshëm.

“Maqedonia, edhe me këto mjete që do t’i marrim nga Banka botërore, mbetet vend me borxh të ulët, mes pesë me borxhe ,më të ulta në Evropë, pasi në të njëjtën kohë paguajmë kredi dhe paguajmë obligime edhe për huazim në vend dhe jashtë vendit”, theksoi Stavreski.

Ai sqaroi se gjatë këtij viti Qeveria paguan 145 milionë euro obligime të cilat do të thonë zvogëlim të borxhit, në të njëjtën kohë prë vitij e ardhshëm janë paraparë që 345 milionë euro të kthehen në bazë të obligimeve, që janë marrë paraprakisht të marra, prej të cilave175 milionë euro është euroobligacioni që arrin më 8 janar.

“Do të thotë, gjysmën nga mjetet e përgjithshme do t’i paguajmë në fillim të janarit dhe në tërësi jemi të siguruar me mjete financiare. Ashtu që vlerësoj se me këto tregues mund të shihet se Maqedonia mbetet vend me borxh të ulët”, theksoi ministri Zoran Stavreski

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *