Home / Lajme / Maqedoni / Tetë të mitur ndalohen nga policia për incidentin ndëretnik mes të rinjve

Tetë të mitur ndalohen nga policia për incidentin ndëretnik mes të rinjve

7 tetor-Të premten në autobusin 22 ka ndodhur një rrahje masive midis të rinjve maqedonas dhe shqiptarë, me ç`rast epilogu i këtij incidenti ka qenë me tre të lënduar në mesin e tyre edhe një grua 66 vjeçare, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën edhe dy thika dhe gjësende tjera të forta.

Policia në Shkup dje ka arrestuar tetë persona të moshës së mitur, me dyshimin për përfshirjen e tyre në incidentin e ditës së premte në një autobus urban në Shkup.

Të premten në autobusin 22 ka ndodhur një rrahje masive midis të rinjve maqedonas dhe shqiptarë, me ç`rast epilogu i këtij incidenti ka qenë me tre të lënduar në mesin e tyre edhe një grua 66 vjeçare, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën edhe dy thika dhe gjësende tjera të forta.

Sipas policisë, këtij incidenti i ka paraprirë një provokim nga ana e një grupi të të rinjve dhe më pas ka shpërthyer konflikti dhe përleshja fizike në bulevardin “Aradhat Partizane” në afërsi të urës “Kombet e Bashkuara” në Shkup. Të gjithë personat e ndaluar janë të moshave prej 15 – 17 vjeç dhe se ata po merren në pyetje për të ndriçuar incidentin dhe shkaqet e provokimit të tij.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *