Home / Lajme / Maqedoni / Tetova 7 ditë me radhë nikoqire e teatrove

Tetova 7 ditë me radhë nikoqire e teatrove

29 tetor-Sipas tij, qëllimi është që në Tetovë të ekzistojë një festival me karakter ndërkomëbtarë nacional. “Kur them nacional, nënkupton që të gjithë trupat teatrore që vijnë të orezantohen me autor të vendeve të tyre. Nëse vjen teatri i Turqisë shfaqja të jetë me tekst të autorit turk. Ky lloj festivali është i pari me këtë kuptim nw Ballkan dhe do të jetë tradicional, kurse në të ardhmen do të zgjerojmë edhe pjesëmarrjen”, nënvizon Aziri

Urim HASIPI
Tetovë, -Qyteti i Tetovës 7 ditë me radhë do të jetë nikoqir i festivalit Ndërkombëtar të Teatrit, i organizuar nga Teatri i Tetovës. Për herë të parë në qytetin e Tetovës do të performojnë teatrot nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia. Pasi që është hera e parë që mbahet një eveniment i kësaj natyre, organizatorët kanë vendosur që ky festival të jetë revial dhe jo garrues, ndërsa 7 shfaqje do të jepen gjatë shtatë ditëve, deri më 3 nëntor. Drejtori i teatrit të Tetovës Valmir Aziri, tha se fetsivali ndërkombëtarë i teatrit, përkrahet financiarisht nga ana e Ministrisë së Kulturës. “Në këtë festival që do zgjas shtatë ditë do prezantohen shtatë shfaqje nga shtetet e rajonit dhe nga vendi. Ky është festivali i parë dhe nuk është i karakterit garues por më shumë si një pilot projekt. Seleksionues i shfaqjeve është aktori Bajrush Mjaku, ndërsa anëtar të bordit janë Salajdin Saliu, Haki fazliu, Adem Karaga, Sulejman Rushiti, dhe Luljeta Isaku”, deklaroi Valmir Aziri drejtor i Teatri i TetovësSipas tij, këtë vit në skenën e qendrës për kulturë në Tetovë do të performojnë teatrot nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. “Në këtë festival marrin pjesë shtatë trupa teatrore edhe atë trupa teatrore e teatrit të Shkupit që vjen me “Operën e Lypsarëve”, Teatri Kombëtar i Kosovës me shfaqjen “Shtëpija në Ankand”, Teatri turk në Maqedoni me shfaqjen “Duke Pritur Godonë”, me shfaqjen “Sikur kjo të ishte shfaqje” merr pjesë teatri ODA nga Kosova , Teatri i Tetovës merr pjesë me shfaqjen “Syni i Lig” me regjisor Fadil Hysaj , Teatri i vogël i Manastirit me aktor nga Bullgaria, si dhe Shqipëria prezantohet përmes Teatrit Kombëtarë të Komedisë me shfaqjen “Harroje Dashurinë”. Shpresojmë se ky festival do të vazhdojë të jetë tradicional që edhe në të ardhmen në qytetin e Tetovës të vijnë teatro nga mbarë bota”, tha drjetori Aziri. “Sipas tij, qëllimi është që në Tetovë të ekzistojë një festival me karakter ndërkomëbtarë nacional. “Kur them nacional, nënkupton që të gjithë trupat teatrore që vijnë të orezantohen me autor të vendeve të tyre. Nëse vjen teatri i Turqisë shfaqja të jetë me tekst të autorit turk. Ky lloj festivali është i pari me këtë kuptim nw Ballkan dhe do të jetë tradicional, kurse në të ardhmen do të zgjerojmë edhe pjesëmarrjen”, nënvizon Aziri
Ai u shpreh se ministria e kulturës për këtë eveniment ka ndarë 10 mijw euro, që sipas tij për një pilot festival që mbahet për herë të parë janë të mjaftueshme. Ndryshe të dielën festivali është hapur me shfaqjen Oda e Lypsarëve në produksion të Teatrit Shqiptarë të Shkupit, në rregji të Dino Mustafiq. Lidhur me shfaqjen rregjisori Mustafiq, tha se teksti i dramtargut Vaclav Havel, është një tregim satirik për marrëdhëniet ndërmjet rregjimit dhe kriminelëve, korupsionit dhe kriminalitetit i cili të gjitha barrierat ideologjike dhe statusore për shkak të interesit të dyanshëm. Ndërkaq, të hënën (sot) do të jepet shfaqja “Shtëpia në Ankand” e Teatrit Kombëtar të Kosovës në rregji të Fadil Hysajt.TV KOHA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *